21 Janar 2022

Bordi miraton Strategjinë për përmbylljen e proceseve kryesore të AKP-së

Prishtinë, 6 dhjetor - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbajti sot mbledhjen e tij të jashtëzakonshme ku diskutoi për Strategjinë e përmbylljes së proceseve kryesore të AKP-së, në veçanti për afatet kohore të nevojshme për implementim të saj.

Pas shqyrtimit të detajuar Bordi i Drejtorëve miratoi Strategjinë për përmbylljen e proceseve kryesore të AKP-së.

Në këtë takim, Bordi i Drejtorëve pas shqyrtimit miratoi njëzëri Planin Vjetor të Punës dhe Performancës për vitin 2022.  

Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve, diskutoi dhe miratoi shpalljen e konkursit për pozitën e Drejtorit Menaxhues të AKP-së, në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)