27 Nëntor 2021

Bizneset në Gjermani kërkojnë forca punëtore nga jashtë

Prishtinë, 24 tetor - Për luftimin e mungesës së fuqisë punëtore, Shoqata Federale e Biznesit të Mesëm kërkon që të vijnë më shumë forca punëtore në Gjermani nga jashtë.

"Ne kemi nevojë për një imigrim të organizuar fuqive të kualifikuara, por theksi qëndron tek fuqia e kualifikuar”, shprehet drejtuesi i kësaj shoqate, Markus Jerger të shtunën për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe.

Gjithnjë e më shumë sipërmarrje në të gjitha degët nuk gjejnë sa duhet forca të kualifikuara apo të rinj për kualifikim profesional. „Kjo e rrezikon fort aftësinë konkurruese të biznesit të mesëm dhe me këtë të Gjermanisë në tërësi.”

Sipas Jerger „shumë sipërmarrjeve u duhet të refuzojnë që tani porositë, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.” Edhe situata e shkollimit profesional nuk është më e mirë. „Në Gjermani ka më shumë se 390 profesione të njohura të shkollimit profesional, e në të gjitha gati mungojnë të rinjtë për shkollim profesional.”

Sidomos në degët e informatikës dhe teknikës, në sektorin e kujdesit shëndetësor si edhe zejet profesionale mungojnë forcat e reja. „Në rastin më të keq sipërmarrjet duhet të mbyllin dyert e kjo prek biznesin familjar”, thotë Jerger.

Kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele u shpreh për „Welt am Sonntag”, se „në tërësi në Gjermani kërkohen 1,2 milionë forca punëtore, prej tyre dy të tretat si fuqi punëtore e kualifikuar.” Në fund të gushtit kreu i Agjencisë Federale të Punës u shpreh, se Gjermanisë i duhen 400.000 emigrantë të kualifikuar çdo vit për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore.

Edhe sektori i ndërtimit ka nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore. Në degën e ndërtimit, sipas një sondazhi mungon gjithnjë e më shumë personel i kualifikuar. Në sektorin e ndërtimit të pallateve 33,5% e sipërmarrjeve janë shprerur, se kanë probleme në gjetjen e fuqisë punëtore. „Krahas ngushticave në furnizimin me materiale, mungesa e fuqisë punëtore, po kthehet në një problem gjithnjë e më të madh për sektorin e ndërtimit”, tha studiuesi i Institut të Ekonomisë, Ifo, Felix Leiss. „E kjo në një kohë kur ka shumë kërkesa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2021

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror të Ditës së Forcës ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Burojë. (Tek shkolla fillore Abedin Rexha,ora 10:00)

- Komuna e Malishevës vendos buqeta me lule të shtatorja e Adem Jasharit. (Malishevë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Kuqicë. (Kuqicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës organizon “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës viziton varrezat e dëshmorëve në qytet, Kleçkë dhe Prekz. (Malishevë, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt përuron shtegun për çiklistë. (Rruga Merita Murtezi në Skenderaj, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt  organizon natën e dytë të festivalit Rapsodia shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)