24 Prill 2024

Bernanke: Vendet e G-20 t'i koordinojnë politikat ekonomike

Seul, 1 qershor - Kryetari i rezervave federale të SHBA-ve Ben Bernanke bëri thirrje që fuqitë botëore të G-20 t'i koordinojnë më me kujdes politikat ekonomike, në tentimet për të forcuar ekonominë globale.

Në fjalimin gjatë konferencës së Bankës qendrore koreanojugore në Seul, Bernanke tha se ekziston nevoja e „bashkëpunimit të zgjeruar ndërkombëtare“.

Ministrat financiarë të G-20 do të takohen në Busan, Korea Jugore vonoi këtë javë, ndërsa bisedimet me siguri do të lidhen me dukuritë rrjedhëse të krizës globale.

„Përforcimi i sistemit ndërkombëtar financiar, sigurimi se institucionet financiare me rregulluar me kujdes, mirë të kapitalizuara, likuide dhe transparente kërkojnë bashkëpunim shumë të kujdesshëm ndërkombëtar“, deklaroi Bernanke.

Liderët e vendeve të G-20 do të takohen në Kanada në fund të qershorit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)