24 Prill 2024

Beqaj: Presim funksionalizimin e Këshillit Ekonomik e Social

Prishtinë, 22 mars - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Besim Beqaj vlerësoi se pas shumë diskutimeve dhe vërejtjeve lidhur me përbërjen e Këshillit Ekonomiko-Social, për shkak të mosrespektimit të kritereve të cilat i ka përcaktuar Qeveria e të cilat Ministria nuk i ka respektuar në fazën fillestare, javën e kaluar është marr vendim që të fillojë punën Këshilli ekonomiko-social dhe se pritet qe ai shumë shpejte te funksionalizohet. 

“Ne si OEK e kemi pranuar gjendjen të cilën e ka përcaktuar komisioni, ku ne si institucion do të kemi katër përfaqesues dhe pjesa tjeter është ndarë sipas fuqise përfaqësuëve të gjitha subjektet të cilat janë te interesuara për Këshillin Ekonomiko-Social, konsiderojmë se KES i cili do të funksionalizohet shumë shpejtë do të ketë efekte shumë pozitive nëse funksionon në bazë të parimeve për të cilat është themeluar. Kjo nuk do te thote se edhe me tej KES-i nuk do të ketë probleme, sepse ka shumë çështje ekonomike me interes që duhet të trajtohen, normalisht ne pretendojmë qe OEK është përfaqësuar ne nivelin e pranueshëm dhe për këtë arsye e kemi pranuar oferten të cilen na ka bërë ministria. Në punën e KES-it do të jemi shumë aktiv”, tha kryetari Beqaj.

 

Kryetari i OEK-ut tha se KES duhet te merret me çështjet prej përcaktimit apo pershpejtimit te aprovimit te Ligjit te Punës, me përcaktimit e pagës minimale, fillimin e dialogut te mirëfilltë  publiko privat për kontrate kolektive  etj.
Beqaj gjithashtu informoi për vizitën e delegacionit të Kosovës ne Podgoricë dhe me rast theksoi se javën qe shkoi Ministri e Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala ne bashkëpunim me Doganen ka berë një vizite në Podgoricë. Pjesë e delegacionit ishte edhe kryetari i Odes. Gjatë vizitës është bërë nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin e doganave, qe është nje marrveshje shume e rëndësishme për Oden, dhe si rrjedhojë e  propozimeve qe se bashku me Oden Ekonomike te Malit te Zi i janë bërë më herët.

“Ne presim reagime te shpejta te Qeverise ne fushen e marrveshjeve per bashkepunim ekonomik, marrveshjeve per eliminimin e taksimit te dyfishtë, për sigurime që paguhen nga ana e jonë për transport etj. Njëkohësisht në emër te OEK unë i kam ftuar bizneset e Malit te Zi për një vizite në Kosovë. Shpresoj qe shpejt do ta bëjmë një takim me bizneset këtu ne Prishtine dhe njëkohesisht i kam ftuar qe te jenë pjesë e panairit qe ne organizojme në javën e parë te qershorit te këtij viti. Mendoj qe kemi potenciale te dyanshme, ndërsa këmbimi tregtar është i ulet dhe i pafavorshëm për ne, diku rreth 13 milion import me më pak se 3 milion export , kjo është e papranueshme për raportet ne mes te dy shteteve”, tha Beqaj.

Ai theksoi se OEK-u angazhohet qe ta beje sa me te lehtë hyrjen e mallit tonë në Mal te Zi dhe qe t'i pajisim me produkte kosovare te gjithë ata turiste nga Kosova  qe dëshirojnë t'i kalojnë pushimet e tyre në Mal te Zi.

Oda Ekonomike e Kosove do te angazhohet me shumë në procesin e ndryshimeve dhe plotësimeve te Ligjit mbi Prokurim, tha Beqaj dhe informoi se këto dite Qeverise do ti dërgohen sugjerimet për plotësimin e tij,  pasi qe konsiderojmë se ky ligj edhe me tutje ka mangësi.

“Këto mangësi ne me kryetar e mbi 35 shoqata qe operojnë ne OEK i kemi identifikuar dhe pasi te hartohen vërejtjet dhe sugjerimet do te ju njoftojmë edhe juve me propozimet tona. Jemi ne procesin e konsultimit lidhur me atë se çka nuk funksionon  ne këto ligje dhe duhet te sqarojmë se çka do te thonë ofertat më të mira ekonomike deri te ndarja e këtyre tenderëve. Do te kërkojmë qe tenderët te ndahen sipas pozicioneve te caktuara ne mënyre qe ndërmarrjet tona te mund te marrin pjese ne to, pasi qe ne tenderët e mëdhenj siç jepen sot këto ndërmarrje nuk mund te marrin pjese”.

Gjithashtu te premten OEK-u do te organizon një takim me biznesin i cili ka per qellim sensibilizimin dhe informimin e komunitetit te biznesit posaqerisht te ndermarrjve te vogla dhe te mesme per ligjin mbi tatimin ne vlerën e shtuar.

“Implementimi i këtij ligji do te fillon diku ne korrik  dhe si OEK ne bashkëpunim me Administratën Tatimore, me Ministrie e Financave, Doganat dhe Universitetin Amerikan do te bëjmë një prezantim. Prezantimi ka dy qëllime, informimi i biznesit se cka permban ligji i tatimit mbi vleren e shtuar dhe sigurisht se do te marrim sygjerime nga biznseset per parapregaditje për implementimin e suksesshëm te këtij ligji”

Beqaj theksoi se OEK-u konsideron qe lidhur me ligjet qe kanë karakter ekonomik duhet t'i jepet një hapësirë biznesit qe t'i kuptoje dhe t'i shpjegojme në menyrë të detalizuar se si ato duhet te implementohet.

Kryetari o Odes theksoi se ia kanë dërguar një sere sugjerimesh, kryeministrit, ministrit për ekonomi dhe financa dhe ministrit për tregti lidhur me hapat te cilët ne te ardhmen duhet te merren, duke perfshir ketu fondin për përkrahjen e produkteve bujqësore, ne pjesën qe ka te beje me fondi për ndarjen e rrezikut për kreditim ne bujqësi.

“Ne këtë drejtim ne jemi duke punuar me shoqata te ndryshme qe ne baze sektoriale te japin shygjerime  per politika sektoriale zhvilimore do te thote ne do te dalim ndoshta cdo 2-3 muaj me nje plateform per politikë zhvillimore per sektore te ndryshme te cilen ne do tja propozojme qeverise per zhvillime konkrete ne fushen e ekonomisë”, përfundoi kryetari i OEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)