16 Gusht 2022

Beqaj i dorëzoi Davidid, imputet e Raportit të Progresit

Prishtinë, 15 qershor - Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj i dorëzoi sot imputet e Raportit të Progresit shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renco Davidi.

Ne takimi ishte prezent edhe Lorenc Meredit, udhëheqës i Njësisë për Kosovën në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimit të Komisioni Evropian. 

Me këtë rast ministri Beqaj theksoi se me përfaqësuesit e KE bisedoi lidhur me bashkëpunimin dhe aktivitetet e Qeverisë së Kosovës në realizimin e sfidave nga raporti i progresit nga viti i kaluar.

“Ia dorëzuam imputet tona të para të Raportit të Progresit. Mendojmë se ka edhe shumë punë në te dhe në draftin final në fillim të muajit tetor do t’i përmbledhim edhe të arriturat tona deri në atë periudhë”. 

Duke konfirmuar se pranoi imputet e para të Raportit të Progresit, zoti Meredit vlerësoi se kjo është shume me rendësi për te përgatitur vlerësimin e Komisioni lidhur me progresin e arritur që duhet të publikohet në vjeshtë të këtij viti.
 
I pyetur se kur Kosova mund të pret marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, shefi i ZNKE në Prishtinë, Davidi tha se kjo do të  ndodh kur “Kosova të këtë përfunduar detyrat qe duhet te kryej ne mënyrë qe te pranoj udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.  

“Siç e dini në konkluzionet e Komisionit Evropian ka qene një provizion qe Kosova duhet te aprovoj ne Parlament dhe presim qe kjo te ndodh se shpejti  brenda disa javëve. Kjo do te merret parasysh për fillimin e negociatave. 

Te presim se çfarë do te dal nga takimi i kryeministrit dhe ministrit Beqaj qe do te mbahet këtë jave ne Bruksel, ku do te takohen me persona te rëndësishëm përfshire edhe komisionarin dhe te presim se çfarë kanë për te thënë pasi ata te kthehen”. 

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me luftimin e korrupsionit dhe kush duhet ta udhëheq këtë, zoti Davidi tha se kjo është punë e institucioneve të vendit.

“ EULEX-i ka mandat  për te mentoruar dhe monitoruar luftën kundër korrupsionit dhe mbetet ne duart e Qeverisë. Pres sigurisht qe kjo te behët nga Qeveria, sigurisht ne bashkëpunim me institucionet tjera ndërkombëtare”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)