23 Janar 2022

Beqaj e Gerxhaliu vizituan Prizrenit dhe Dragashin

Prishtinë, 23 mars - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Besim Beqaj dhe nënkryetari Safet Gerxhaliu vizituan sot komunat e Prizrenit dhe Dragashit me  c rast me kryetaret e këtyre komunave biseduan lidhur me ecuritë aktuale ekonomike dhe partneritetin me biznesin e këtyre komunave.

Gjate takimit me kryetarin e Komunës se Dragashit Salim Jenuzi u bisedua lidhur me ecuritë aktuale ekonomike ne këtë komune dhe me sfidat me te cilat aktualisht po ballafaqohen bizneset ne këtë komune dhe Kosove ne tërësi.

Me këtë rast u theksua se nuk do te mungon bashkëpunimi dhe partneriteti me bizneset vendore ne mënyrë qe me zhvillim ekonomik te tejkalohen problemet aktuale dhe te ndikohet ne stabilitetin social, por edhe ne ngritjen e mundësive për investime te huaja dhe zhvillimin e lëmise se bujqësisë, blegetorise, energjisë alternative etj.

Udhëheqësit e Odes vizituan edhe Industrinë e Tekstili “Rimatex” e cila aktualisht ka 370 te punësuar dhe është rezultat i investimit te një biznesmeni nga Turqia.

Veçantia e këtij biznesi është se e tere prodhimtaria është e orientuar drejte eksportit ne vendet e Evropës Perëndimore. Ky biznes ka plane ambicioze te cilat parashohin qe kjo industri te behet qendër e zhvillimit te industrisë se tekstilit ne Ballkan.

Kryetari Beqaj shprehu përkrahjen e OEK-ut për punën e deritashme dhe planet e kësaj industrie, duke theksuar se bizneset e tilla do te kenë gjithnjë përkrahjen e asociacionit kryesor te biznesit ne Kosove.

Beqaj dhe Gerxhaliu vizituan edhe kompaninë “Meka”, ne fshatin Plave te komunës se Dragashit me c rast u njoftuan me gjendjen aktuale dhe sfidat me te cilat po ballafaqohet kjo industri e mirëfilltë e prodhimeve te mishit.

Gjate bisedës ne “Meke” dhe “Rimatekst” u theksua problemi i furnizimit me energji elektrike te këtyre objekteve. Problemi i furnizimit me rryme konsiston ne kualitetin e saj, gjegjësisht faktin se rryma nuk ka forcën e nevojshme për te mundur me sigurua zhvillimin e procesit te prodhimit.

Njëra nder ceshtjet te e cila u ngrite ishte edhe problemi i furnizimit e ujë.

Pas vizitës komunës se Dragashit zyrtaret me te larte te OEK-ut se bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues te Odes Ekonomike Regjionale ne Prizren u takuan me kryetarin e Komunës se Prizrenit, Ramadan Muja.

Me kryetarin Muja u bisedua lidhur me format e bashkëpunimit dhe zgjidhjes se përbashkët te problemeve me te cilat aktualisht po ballafaqohen bizneset e kësaj komune, ndërsa kryetari Beqaj parashtroi disa kërkesa qe kane te bëjnë me prokurimin dhe me heqjen e pengesave burokratike.

Kryetari Beqar kërkoi qe  gjate projekteve publike ne këtë komune përparësi te kane bizneset nga kjo komune dhe Kosova.

Kryetari i Prizrenit edhe një here nënvizoi se do ti realizoj te gjitha premtimet e dhëna gjate fushatës parazgjedhore ne lëmine e përkrahjes se bizneseve.

Vizita komunës se Dragashit dhe Prizrenit dhe bizneseve ne këto komuna janë pjese e aktivitetit ne kontinuitet te zyrtarëve me te larte te OEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)