19 Prill 2024

Beqaj : Biznesi dhe sektori privat gjenerator i zhvillimit

Prishtinë, 26 mars - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Besim Beqaj vlerësoi se biznesi dhe sektori privat janë gjenerator te zhvillimit ekonomik dhe se këtë duhet pas parasysh kur flitet edhe për pagesën e taksave.
Ne debatin organizuar nga OEK-u me qellim te sensibilizimit dhe informimit te biznesit për obligimet qe dalin nga ligji i ri për TVSH, Beqaj ka theksuar se ky vit do te jete vit i shume sfidave me te cilat do te ballafaqohet ekonomia e Kosovës. 


“Ky është vit i cili kërkon angazhim te pergjithshem per te zene hapin e zhvillimit ekonomik ,vit i cili kerkon nje dialogim shume me te fuqishem ne mes te institucioneve shteterore dhe biznesit dhe me kete fryme neve si OEK kemi marre nje hap qe te fillojme nje aktivitet, mos ta quaj fushate po aktivitet per te sensibilizuar dhe informuar komunitetin e biznesit me disa te reja te cilat janë duke ndodhur ne Kosove”.


Beqaj ka thënë se Oda kërkon qe biznesi duhet te trajtohet si taksapagues i mirëfilltë.


“Biznesi dhe sektori privat duhet te jete gjenerator i zhvillimit e jo ta shohim zhvillimin ekonomik permes investimeve kapitale te shtetit, sepse ajo eshte vetem nje shtytje e momentit e cila na jep mundesi per me kaluar faza te renda ekonomike. Ne këtë kuptim rritjen ekonomike te cilen e kemi per vitin 2009 ne e konsiderojmë si shume pozitive, por dëshirojmë te bejme me dije se kjo rritje ekonomike nuk eshte per shkak te aktivitetit ekonomik shume te fuqishëm te biznesit por është për shkak te investimeve publike te cilat shteti i ka bere e ka mundësua  një qarkullim te kapitalit me te shpejt”, tha Beqaj.


Duke folur për ligjin mbi TVSH-ne, kryetari i Odes ka theksuar nevojën e përgatitjeve për fillimin e implementimit te tij. 


“Takimi i sotëm është vetem takimi i pare dhe ne do te vazhdojme edhe ne nivele rajonale biseda te tilla. Qëllimi i këtij takim ka dy drejtime - një është qe te informohemi nga dora e pare se cka permbane ligji mbi TVSH, cilat jane sfidat, cilat jane përparësitë, ka duhet te shkoj biznesi, a eshte me mire te regjistrohemi me tvsh apo mos te regjistrohemi me tvsh. Synimi i dyte është qe ne deri ne korrik te para përgatisim biznesin qe kur te fillon implemetimi i plotefuqishem i ketij ligji te jemi te pergaditur dhe ta dime se paku secilin detaj te ketij ligji, e jo te mbesin ne meshiren e asaj se sipas deshirave ta trajtojme nje nen apo nje nen tjetër dhe te hapim mundesi te cilat jane jo shumë te mira”.


Beqaj foli edhe për fillimin e përdorimit te arkave fiskale. OEK-u edhe para dy viteve ka kërkuar qe ky proces te jete sa ma i shpejt sa ma gjithëpërfshirës duke ndihmuar ne formalizimin ekonomik dhe pamundësimin e ekonomisë gri.


Drejtori i Administratës Tatimore te Kosovës, Behxhet Haliti vlerësoi se ATK beson fuqishëm se bashkëpunim ne mes te ATK dhe Komunitetit te Biznesit te Kosovës është i një rëndësie te veçante për te kuptuar dhe realizuar misionin te cilin e ka ATK.


“Ne sot këtu jemi takuar me një qellim qe me detajisht te flasim për aspektet dhe ndikimet qe do ti ketë te komuniteti i biznesit legjislacioni i ri qe prek fushën e TVSH , i cili me fuqishëm do te aplikohet pas 1 korrikut te këtij viti dhe ne pjesën e dyte me detajisht ekspert te ATK do te japim sqarime me ne detaje për te gjitha ato pjese me specifike dhe nene te caktuara te këtij ligji ku mund te debatoni dhe sqaroni situatat”.


Haliti theksoi se legjislacioni i ri i TVSH është shume i përafërt me standardet e Bashkësisë Evropiane dhe ne direktivat ne te cilat bazohen dhe veprojnë bizneset si motra ne komunitetin e Bashkësisë Evropiane .

 

“Shume gjera qe me herët  kane sjell dykuptimësi dhe vështirësi gjate komunikim apo dhe takimeve shtese qe kane pasur përfaqësues te ATK me bizneset jemi përpjekur qe gjate fazave dhe ne bashkëpunim me OEK dhe ekspert te ndryshëm ti eliminojmë ne këtë legjislacion”, tha Haliti.
Ndryshe nga përfaqësuesit e ATK dhe pjesëmarrësit tjerë ne këtë debat u fol me detajisht për zgjidhjet ne Ligjin për TVSH dhe për aplikimin e arkave fiskale.


Ndryshe Oda Ekonomike e Kosovës dhe Administrata Tatimore do te organizojnë prezantime detaje te ligjit ne nivel te Oda Regjionale Ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)