23 Prill 2024

BE vendos rregulla të reja për eurozonën

Bruksel, 29 tetor - Në samitin e Bashkimit Evropian, liderët e vendeve anëtare, miratuan planin për të ashpërsuar disiplinën buxhetore në gjithë BE-në.

Liderët e Bashkimit Evropian, në takimin e mbrëmshëm në Bruksel, i kanë qartësuar edhe mënyrat për ndryshime në Marrëveshjen e Lisbonës, vetëm 11 muaj pasi ajo ka hyrë në fuqi.

Raportohet se diplomatët kanë thënë se liderët e konsiderojnë të domosdoshme krijimin e një fondi emergjent të vazhdueshëm për eurozonën, ndërsa Gjermania ka kërkuar që fondi të jetë kusht për ndryshimin e marrëveshjes së BE-së.

Në samit, Britania dhe 10 vende të tjera të BE-së, kërkuan që të refuzohet rritja e propozuar prej 5.9% e buxhetit të BE-së për vitin 2011, duke thënë se çdo rritje mbi 2.9% do të jetë e papranueshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)