19 Prill 2024

BE përkrah zhvillimin e NVM në Kosovë me 3 milion euro

Prishtinë, 3 dhjetor - Ka filluar projekti “Përkrahja e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) përmes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë” dhe synimet e tij i janë prezantuar palëve kyçe të përfshira në këtë sektor. 

Synimi i projektit është përforcimi i kapaciteteve të përfituesit primar, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, roli i së cilës është dhënia e kontributeve në sektor me anë të politikave, strategjisë dhe legjislacionit në harmoni të plotë me Kartën Evropiane për Ndërmarrje.

I ngarkuari me punë në Zyrën ndërlidhëse të KE-së, Kjartan Björnsson, tha: “Lansimi i projektit të BE-së për NVM shënon fillimin e një faze të re të zhvillimit të NVM-ve në Kosovë që ka për synim përmirësimin e radhitjes së Kosovës në raportin “Doing Business” të Bankës Botërore".

Projekti synon të krijojë dialog me komunitetin e biznesit për të përmirësuar klimën e biznesit në Kosovë përmes Agjencisë për Përkrahjen e NVM-ve dhe Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë.

Rritja e sektorit të NVM-ve ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës, pasi që ky sektor ka rol kritik në krijimin e vendeve të punës. 

Projekti i financuar nga BE-ja do të implementohet gjatë dy viteve të ardhshme dhe vlera e tij është 3 milion euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)