25 Prill 2024

BE kritikon taksën e hyrjes të vendosur nga SHBA

Bruksel, 7 gusht - Bashkimi Evropian ka kritikuar ashpër taksën e re të hyrjes prej 14 dollarësh që duhet të paguajnë të gjithë evropianët, të cilët hyjnë pa vizë në SHBA.

Komisionerja  BE-së Cecilia Malmström njoftoi në Bruksel se do të shqyrtojë nëse kjo është në përputhje me marrëveshjet dypalëshe.

Udhëtarë nga shumë vende të BE-së, edhe nga Gjermania, duke filluar nga 8 shtatori duhet të paguajnë për lejen e hyrjes në SHBA, e cila deri tani merrej falas përmes aplikimit në internet.

Sipas të dhënave të autoriteteve amerikane, dhjetë dollarë nga taksa shkojnë në një fond për stimulimin e turizimit dhe katër dollarë për mbulimin e kostove të sistemit elektronik.

Kush nuk e merr këtë leje hyrjeje në internet, duhet të jetë i paisur me një vizë edhe më të shtrenjtë në pasaportën e udhëtimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)