26 Prill 2024

BE jep 2.2 milionë euro për të mitur në Kosovë

Prishtinë, 12 maj - Sot, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe UNICEF-i kanë nisë fazën e dytë të projektit në vlerë prej 2.2 milionë euro në mbështetje të reformës së sistemit të drejtësisë për të mitur në Kosovë.


Programi zhvillohet në partneritet në mes të Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, UNICEF-it, autoriteteve kosovare dhe shoqërisë civile dhe synon përforcimin e sistemit të drejtësisë për të mitur në Kosovë duke përmirësuar standardet ekzistuese dhe duke promovuar parandalimin e krimit nga të miturit.

Kosova ka një Ligj të ri penal për të mitur që parashikon sanksione alternative dhe masa të diversitetit. Këto masa janë të reja për avokatët e Kosovës, policinë, drejtësinë dhe ekspertët e mirëqenies sociale. Projekti do të ndihmojë zyrtarët që të sigurojnë se Ligji zbatohet me përpikëri dhe se respektohen të drejtat e fëmijëve në sistemin e drejtësisë, përfshirë shkelësit, viktimat dhe dëshmitarët. Hulumtimi, trajnimi dhe procedurat e reja të punës do të zhvillohen në bazë të praktikave të mira në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Z. Kjartan Björnsson, Shef i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian tha: “Ky projekt vërteton tutje zotimin e lartë të BE-së në sigurimin se institucionet gjyqësore të Kosovës përmirësojnë standardet dhe performancën në fushën e drejtësisë. Ky program e përforcon partneritetin e ngushtë në mes Zyrës Ndërlidhëse të KE dhe UNICEF-it për promovimin e të drejtave të fëmijëve në rrugën drejt integrimit evropian. Ky projekt e përforcon partneritetin e vazhdueshem ne mes Zyres Nderlidhese te KE ne promovimin e te drejtave te femijeve ne rrugen drejt integrimit Evropian ”

Z. Johannes Wedenig, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë theksoi rëndësinë e investimit në drejtësinë për të miturit. “Standardet evropiane dhe ndërkombëtare kërkojnë që objektet korrektuese të përdoren për fëmijët vetëm si mundësia e fundit dhe reagimet ndaj krimit nga të miturit duhet të theksojnë reinitegrimin e jo dënimin. Gjithashtu kërkohen zgjidhje kreative për vendosjen e programeve ose qendrave jorezidenciale për reintegrimin e të miturve që shkelin ligjin”.

Ky angazhim u mirëprit nga Ministri i Drejtësisë, z. Haki Demolli, i cili tha: “Kosova ka një Kod modern penal për të mitur. Ai është përpiluar me standardet ndërkombëtare, por ne duhet të zbatojmë ligjin dhe të parandalojmë krimin nga të miturit. Personeli ynë është i motivuar dhe ne mirëpresim bashkëpunimin me UNICEF-in si agjenci e specializuar për fëmijët”.

Informata hyrëse:
Programi i nisur sot është vazhdimësi e zbatimit të suksesshëm të fazës së parë të programit në periudhën 2007 dhe 2009. Të arriturat kyçe përfshijnë rritjen e numrit të rasteve të të miturve që janë ridrejtuar nga sistemi i drejtësisë, zhvillimi i një modeli të arsyeshëm për të parandaluar delikuencën te fëmijët nën moshën 14 vjeçare dhe rritja e pronësisë nga institucionet lokale të reformave në drejtësinë e të miturve.

 

Objektivi i përgjithshëm i fazës së dytë të programit është vazhdimi i kontributit në përforcimin e sundimit të ligjit në Kosovë përmes sistemit të reformuar të drejtësisë për të mitur dhe funksionimit më të mirë të tij. Kjo do të arrihet duke siguruar se të miturit dhe fëmijët në konflikt me ligjin, si dhe viktimat dhe dëshmitarët sipas nevojës, trajtohen nga sistemi i drejtësisë për të mitur në linjë me standardet Kosovare, ndërkombëtare dhe Evropiane.

Kush do të përfitojë nga programi?


• Të gjithë fëmijët në kontakt me ligjin që do të mbrohen më mirë gjatë të gjitha fazave të procesit të drejtësisë.


• Së paku 400 fëmijë që do të pranojnë shërbimet e përmirësuara nga shërbimi sprovues dhe korrektues, përfshirë masat për riorientim dhe programet e kujdesit pasues. 


• Së paku 400 fëmijë në rrezik për delikuencë të të miturve ose ata që kanë kryer ndonjë shkelje nën moshën minimale të persekutimit (p.sh. 14 vjeç) që do të përfitojnë nga aktivitetet direkte parandaluese dhe menaxhimi i rasteve. 


• Afro 150,000 adoleshentë përmes aktiviteteve të përgjithshme parandaluese.


• Gjer 300 profesionistë të ndryshëm të drejtësisë për të mitur që do të përfitojnë përmes nismave për avokim dhe ndërtim të kapacitetit.


• Prindërit dhe gjer në 500 mësimdhënës përgjatë krejt Kosovës që do të përfitojnë nga aktivitetet trajnuese që lidhen me parandalimin e dhunës dhe delikuencën e të miturve në shkolla.

Komisioni Drejtues i themeluar nga Ministria e Drejtësisë do të monitorojë reformat në vazhdim e sipër dhe do të sigurojë qëndrueshmërinë e programit në vlerë prej 2.2 miliona euro.

Kush janë partnerët kyç?


Ministria e Drejtësisë (Shërbimi sprovues dhe korrektues), Instituti Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e Kosovës, Qendra e Kosovës për siguri publike, edukim dhe zhvillim, Qendrat për mirëqenie sociale, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Terre des homes, Caritas. Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni:

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)