26 Prill 2024

BE-ja përkrah promovimin e arsimit cilësor në Kosovë

Prishtinë, 27 maj - Sot Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shënuan fillimin e një projekti të ri në vlerë prej € 3 milionë i financuar nga BE-ja, Çasja mbarë-sektoriale në arsim e BE-së, për të përkrahur arsimin.

Ky projekt do të  ofrojë financim nga BE-ja për të përkrahur krijimin e planprogrameve (kurrikulave) dhe zhvillimin e trajnimit të mësimdhënësve në Kosovë. Ky projekt po ashtu do të përkrahë MASHT-in dhe drejtoritë komunale të arsimit nëpër Kosovë për të promovuar çasje mbarë-sektoriale në zhvillim të arsimit dhe do të punojë për të përmirësuar sistemet e planifikimit, zbatimit dhe vlerësimit në arsim në të gjitha nivelet e qeverisë. 

“Arsimi është prioritet për BE-në dhe për Kosovën për të siguruar të ardhmen e Kosovës dhe të një fuqie punëtore të kualifikuar e cila mund t’i plotësojë kërkesat e ekonomisë evropiane. BE-ja ka qenë dhe vazhdon të jetë e përkushtuar në investime të konsiderueshme në arsim në një afat më të gjatë”, tha Kjartan Björnsson, shef i operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së. 

Do të punohet me MAShT-in dhe komunat për të promovuar arsimimin për të gjithë. Projekti do të përfshijë aktivisht komunitetet shumicë dhe joshumicë dhe përfaqësuesit e grupeve të anashkaluara duke përfshirë fëmijët dhe personat me të meta së bashku me profesionistët e arsimit për ta realizuar këtë. 

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, përshëndeti përkrahjen e BE-së për arsim: “Projekti Çasja mbarë-sektoriale në arsim e BE-së do t’i ndihmojë Ministrisë së Arsimit për të realizuar kornizën e re të planprogrameve dhe për të përkrahur modernizimin e trajnimit të mësimdhënësve dhe reformën në këtë sektor e cila do të bëjë përmirësime reale në cilësinë e arsimit në shkollat e Kosovës”.

Ky projekt i financuar nga BE-ja do të ndihmojë për të siguruar se të gjithë nxënësit përfitojnë nga një përvojë shkollore me të vërtetë moderne dhe se i kanë shkathtësitë e kërkuara për jetë dhe punë në botën e shekullit 21.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)