26 Prill 2024

BE-ja ndihmon studentët e drejtësisë në Mitrovicë

Prishtinë, 24 mars  -Më 22-23 mars 2010, u mbajt një seminar dyditor në Fakultetin Juridik në Universitetin në Mitrovicë si pjesë e projektit për arsimim i financuar nga BE-ja, Inter-kulturalizmi dhe procesi i Bolonjës, i realizuar nga Këshilli i Evropës.

Gjatë seminarit u trajnuan më shumë se 30 studentë të drejtësisë se si ta vënë në praktikë njohurinë e tyre për sundimin e ligjit dhe arsimimin për qytetarinë demokratike.

Studentët e drejtësisë do të përkrahen që të shkëmbejnë njohurinë e tyre me studentë në shkollat e mesme lokale në rajonin e Mitrovicës dhe t’i informojë të rinjtë lidhur me çështjet për sundimin e ligjit.

Ky projekt është pjesë e përpjekjes për ta modernizuar procesin e mësimdhënies në Universitetin në Mitrovicë. Janë paraparë edhe dy seminare të tjera më vonë gjatë vitit ku studentët do të bëjnë punë vullnetare në shkollat lokale.

Do të mbahet një konferencë përfundimtare vlerësuese në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ku studentët do të paraqesin punën dhe përvojat e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)