26 Prill 2024

BE filloi ndërtimin e 38 shtëpive për romët

Prishtinë, 26 gusht - Sot, Zyra ndërlidhëse e KE-së filloi ndërtimin e shtëpive për 38 familje nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas në Mahallën Rome në Mitrovicë. Këto familje për momentin jetojnë në kampet e Çesmin Llugut dhe Osterodes në kushte të papranueshme jetese.

Ndërtimi i shtëpive është pjesë e projektit €5 milionësh i financuar nga BE-ja që përkrah rivendosjen e familjeve rome, ashkalije dhe egjiptase në Mahallën Rome me synimin përfundimtar të mbylljes së kampeve të kontaminuara me plumb të Çesmin Llugut dhe Osterodes. Projekti është filluar në shkurt 2010 dhe do të realizohet gjatë 30 muajve.

Kjartan Björnsson, i ngarkuari me punë i Zyrës ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, tha: “ngjarja e sotme është për të ju dhënë një mundësi të vërtetë për një fillim të ri në një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm. Çasja jonë e integruar përfshin çështjen e banimit si dhe sigurimin e edukimit dhe kujdesit shëndetësor si dhe masa për përkrahje ekonomike.”

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq tha: “Ne kemi bërë një hap gjigand përpara me kthimet në Mahallën Rome dhe me mbylljen e kampeve. Ne duhet t’i bashkojmë të gjitha përpjekjet për ta vazhduar përkrahjen e familjeve dhe për t’iu dhënë atyre mundësinë për të jetuar në kushte të përshtatshme.”

Projekti i finanancuar nga BE-ja shfrytëzon një çasje shumë-sektoriale për të përkrahur familjet rome, ashkalije dhe egjiptase gjatë rivendosjes së tyre.

Ai përfshin ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive, kontrollin dhe trajtimin mjekësor, krijimin e të ardhurave dhe përkrahjen e mjeteve të jetesës, iniciativat për zhvillimin e komunitetit, dialogun ndëretnik, arsimin, regjistrimin civil, ndihmën ligjore dhe përkrahje për ngritjen e kapaciteteve për autoritetet komunale të Mitrovicës.

Projekti realizohet nga Mercy Corps dhe Agjencia Kosovare për Mbrojtje dhe Zhvillim (AKMZh).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)