29 Mars 2024

BE dhe UNDP vazhdojnë të ndihmojnë më të cenuarit nga pandemia COVID-19

Prishtinë, 24 maj - Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dh Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë zyrtarisht veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19.

Projekti i Ndihmës Humanitare (HAP) i financuar nga BE, i implementuar nga UNDP, do të sigurojë burime njerëzore shtesë për Qendrat e Punës Sociale në të gjithë Kosovën, përkatësisht 40 vullnetarë të OKB-së/punonjës socialë dhe mbështetje të përkohshme për rreth 7,500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme duke shpërndarë çdo muaj, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, kuponë për ushqim, higjienë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm nga muaji maj 2021.

Në ngjarje do të marrin pjesë Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë dhe përfaqësues të tjerë të zyres së BE-së, UNDP-së, UNV-së dhe institucioneve të Kosovës.

Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t'i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekurit.

''Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë  shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim'', thekson UNDP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)