27 Shtator 2022

BE dhe UNDP mbështesin gratë sipërmarrëse të Kosovës

Pejë, 22 shtator - Njëzet e gjashtë gra sipërmarrëse nga rajoni i Pejës në perëndim të Kosovës pranuan sot mjetet dhe pajisjet e punës që u nevojiteshin për të ngritur ose forcuar bizneset e tyre në fusha të ndryshme duke përfshirë bujqësinë, turizmin dhe gastronominë, shërbimet e bukurisë, stomatologjinë dhe produksionin e videove dhe fotografinë.

Pajisjet u siguruan përmes projektit të financuar nga BE dhe të zbatuar nga UNDP që punon për të ndihmuar anëtarët më të ndjeshëm të shoqërisë kosovare që të rindërtojnë jetesën e familjeve të tyre pas pandemisë Covid-19.

Projekti me vlerë prej 5 milionë euro ishte lancuar qysh në dhjetor  të vitit 2020 si reagim ndaj gjendjes emergjente të krijuar nga pandemia dhe deri më tani ka mbështetur më shumë se 8200 familje në nevojë.

Aktivitetet e projektit të zhvilluara së bashku me UN Women dhe Shoqatën e Grave SHE-ERA përfshijnë gjithashtu trajnime profesionale të përshtatura për gratë sipërmarrëse duke i përgatitur ato për sukses profesional.

“Si pjesë e përgjigjes sonë ndaj Covid-19, po punojmë me UNDP-në dhe shumë partnerë të tjerë për të përmbushur nevojat e njerëzve më të ndjeshëm në Kosovë. Fuqizimi i grave dhe rritja e qasjes në asetet ekonomike është prioritet i BE-së në Kosovë dhe në nivel global."

"Prandaj jemi shumë të lumtur që shohim se edhe 26 gra të tjera nga Deçani, Istogu, Klina dhe Peja tani janë të gatshme për të zhvilluar biznesin e tyre dhe po i bashkohen më shumë se 8,200 familjeve që kemi arritur t’i ndihmojmë në Kosovë deri më tani”, tha Johannes Madsen, shef i Sektorit për Bashkëpunim të BE-së në Kosovë.

Sigurimi i trajnimit profesional dhe i mjeteve dhe pajisjeve të punës për gratë në gjendje të ndjeshme theksoi rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave dhe inkurajoi mbështetjen e mëtejshme të grave dhe vajzave në Kosovë.

“Projekte të tilla si ky, fuqizojnë gratë përmes aftësive që janë tuajat gjithë jetën. Që të keni sukses në biznes, është e rëndësishme të përmirësoni mundësitë e mësimit të hershëm për fëmijët 4-5 vjeçar, në mënyrë që nënat e reja të angazhohen në më shumë aktivitete ekonomike”, tha Arnhild Spence, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim në Kosovë.

Xheneta Syka Kelmendi, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Pejës, përgëzoi përfitueset duke theksuar nevojën e fuqizimit të grave sipërmarrëse, pasi vetëm duke e bërë këtë do të përmirësojmë jo vetëm mirëqenien e tyre personale por edhe të familjeve të tëra.

Ndihma e BE-së për rimëkëmbje nga pandemia Covid-19 për Kosovën përfshinte si reagimet ndaj krizës së menjëhershme shëndetësore ashtu edhe socio-ekonomike pas pandemisë. Ndihma e përgjithshme financiare e BE-së në këtë fushë arriti në 168 milionë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022

 - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shënon Ditën Botërore të Turizmit, në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës dhe me përkrahjen e Projektit për Zhvillimin e Sektorit Privat (PPSE). (Parku Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)