BE dhe FMN kontrollojnë paketën e shpëtimit të Greqisë
Athinë, 15 qershor - Një delegacion i Bashkimit Europian dhe i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka udhëtuar për në Greqi për të kontrolluar përparimet e qeverisë së atjeshme në luftën kundër krizës së borxheve.
Përfaqësuesit e delegacionit do të zhvillojnë për një javë bisedime veçanërisht në Ministrinë e Financave.
Qeveria në Athinë kishte premtuar se do të reduktonte borxhin e ri të vendit për këtë vit në 8,1 për qind të prodhimit bruto të vendit.
Vitin e kaluar deficiti kishte arritur gati 14 për qind. FMN-ja dhe BE-ja kanë vendosur një paketë shpëtimi prej 110 miliardë euro-sh për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi.