19 Prill 2024

BE aprovoi 85 miliardë euro ndihmë për Irlandën

Bruksel, 30 nëntor - Ministrat e financave të BE-së arritën pajtim për ndihmë financiare për Irlandën në vlerë prej 85 miliardë euro, e cila d të ndihmë që të ruhet stabiliteti financiar në eurozonën.

Eurokomisari Oli ren në pres konferencë konfirmoi lajmin për marrëveshjen në Bruksel.

Nga 85 miliardë eurot e aprovuara, 35 miliardë do të dedikohen për bankat, ndërsa 50 miliardë tjera janë për nevojat buxhetore të vendit.

Nga ndihma, 10 miliardë euro do të shërbejnë për rikapitalizimin urgjent të sektorit banker, ndërsa 25 miliardë do t’i qëndrojnë në disponim për t’u mirëmbajtur ky sector, deklaroi Ren.

Kryeministri irlandes Brajan Koen bëri të ditur se shkalla mesatare kamatore e shumës do të jetë 5.8 për qind në nivel vjetor.

“Vlera do të varojë sipas absorbimit dhe kushteve të tregut”, shtoi ai.

Si kusht për marrjen e ndihmës, Qeveria e Irlandës duhej të miratonte plan katërvjeçarë për kursim i cili është i ngjashëm me atë në Greqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)