14 Gusht 2022

BB shpall fituesit e fondit për shoqëri civile

Prishtinë, 17 qershor - Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka njoftuar sot për projektet e dorëzuara nga organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, të cilat janë përzgjedhur për mbështetje nga programi i Fondit për Shoqëri Civile (CSF) për vitin 2010.

Ranjit Nayak, përfaqësues i BB në Kosovë ka thënë se tema e programit për vitin 2010 në Kosovë ka qenë Angazhimi Qytetar në Mbrojtjen e Ambientit. Në program janë paraqitur 76 projekt propozime nga 71 organizata të ndryshme.

Ai ka bërë të ditur se këtë vit shuma e përgjithshme e fondeve në dispozicion për këtë program në Kosovë ka qenë 40,000 dollarë amerikanë. Procesit të shqyrtimit të aplikacioneve i është bashkuar edhe USAID-i.

"Programi i Fondit për Shoqëri Civile ka fokus të ndryshëm për çdo vit. Vitin e kaluar, temë e programit ka qenë Angazhimi Qytetar për Transparencë dhe Anti-Korrupsion", ka deklaruar Nayak.

Shqyrtimi i aplikacioneve sipas tij është ndihmuar nga përfaqësues të Agjencisë Anti-Korrupsion të Kosovës, Institutit Demokratik të Kosovës, Fondit Kosovar për Shoqëri Civile dhe nga Programi për Qeverisje i UNDP-së në Kosovë.

Ai ka theksuar se CSF në Kosovë është aktiv që nga viti 2004. Temat e mëhershme të programit në Kosovë kanë qenë: Angazhimi Qytetar për Grupet e Cenueshme (2008), për Arsim (2007), për Ambient (2006), për Rini nga fushat e ndryshme dhe përkatësitë e ndryshme etnike (2005), dhe për Romët e Margjinalizuar (2004).

"Programi i CSF-së është i paraparë që të forcojë zërin dhe ndikimin e grupeve të dobëta dhe të margjinalizuara në proceset zhvillimore, duke i bërë në këtë mënyrë këto procese më përfshirëse dhe më të drejta. Në këtë drejtim, ai mbështet aktivitetet e organizatave nga shoqëria civile objektivi kryesor i të cilave është inkurajimi dhe mbështetja e angazhimit qytetar të këtyre grupeve të shenjëstruara të popullsisë", ka pohuar Nayak.

Duke përfshirë qytetarët që shpesh përjashtohen nga arena publike, dhe duke ngritur kapacitetin e tyre për të ndikuar në vendimet rreth politikave dhe programeve, CSF-ja ndihmon në zotërimin e iniciativave zhvillimore nga një sektor më i gjerë i shoqërisë.

Programi është krijuar në vitin 1983 dhe financohet nga Programi për Grante Zhvillimore i Bankës Botërore. Programi i CSF-së në Kosovë menaxhohet nga Zyra në Kosovë e Bankës Botërore.

Këto vit, projekt-propozimet nga organizatat nga shoqëria civile janë përzgjedhur për tu mbështetur: "Art Plus", "Avenija", "Center for Energy and Natural Resources - American University in Kosovo", "Balkan Bridges", "Fare Verde", "Kulturno-Umetnicko Drustvo (KUD) Behar" dhe "Shoqata e Intelektualëve të Pavarur"


Alketa Godanci

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 gusht 2022

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)
 
- Mbahet dita e dytë e festivalit “Mal Fest” në Malishevë i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. (Parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- - Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi" behët promovimi i librit "Teknologjia e Lajmit" e autort Zylyftar Bregu ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi poashtu Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi. (Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, ora 19:30)