26 Prill 2024

BB prezenton Memorandumin Ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 11 maj - Banka Botërore do të prezentojë rezultatet dhe rekomandimet nga publikimi më i ri Memorandumit Ekonomik të Vendit për Kosovën, i quajtur “Memorandumi për zhbllokimin e potencialit per rritjen ekonomike: strategjitë, politikat, veprimet”.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe zyrtarë të lartë qeveritarë do t’u drejtohen të pranishmëve.

Ky Memorandumi Ekonomik i Vendit (MEV) është i pari pas shpalljes së pavarësisë dhe bartjes së administratës nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) tek Qeveria e Kosovës. Publikimi paraprak i MEV-it qe botuar në vitin 2004.

Objektivë themelore e MEV-it është që të identifikohen burimet kryesore të rritjes ekonomike në Kosovë në periudhën afat-mesme, të përcaktohen pengesat kyçe të zhbllokimit të potencialit për rritje ekonomike, si dhe të parashtrohen rekomandimet për mënjanimin e këtyre pengesave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)