18 Prill 2024

BB: Dërgesat e parave po shtohen për vendet në zhvillim

Washington, 17 nëntor - Banka Botërore thotë se sasia e parave që po transferojnë imigrantët për në vendet e tyre, po njeh përsëri rritje pas një rënie gjatë periudhës së recesionit.

Disa familje në vendet në zhvillim varen tërësisht nga paratë që u dërgojnë të afërmit në emigrim. Banka Botërore thotë se dërgesat po rriten pas një rënieje të theksuar vitin e kaluar.  Hans Timmer punon për Bankën Botërore.

Një avantazh i rëndësishëm i dërgesave është se paratë shkojnë drejt e te familjet që shpesh janë në nevojë.

Në shkallë botërore, dërgesat pritet të arrijnë në 440 miliard dollarë deri nga fundi i vitit, 25 miliard rritje që nga 2009-a. Tre të katërtat do të shkojnë drejt vendeve në zhvillim.

Dërgesat janë të rendësishme për sasinë e tyre që tani kapin 325 miliard dollarë për vendet në zhvillim. Kjo është tre herë më e madhe sesa ndihma zyrtare për zhvillimin. Është pothuajse aq e madhe sa të gjitha investimet e huaja të marra sëbashku.

Paratë e dërguara në vendet në zhvillim pritet të shtohen më tej, duke kapur 370 miliard në vitin 2012. Vendet që marrin më shumë dërgesa janë familjet në Afrikën Nënsahariane, India, Kina, Meksika dhe Filipinet.

Kjo do të thotë se papritur familjet kanë bilanc pozitiv të parave që mund t’i përdorin për shkollimin e fëmijëve. Kanë teprica parash që mund t’i investojnë në biznese të vogla. Ata mund të hapin edhe llogari bankare sepse kanë monedha të huaja.

Pavarësisht shenjave për rimëkembjen globale, studimi thotë se pasiguria e monedhave të huaja dhe shtrëngimi i imigracionit në botë ende përbën një rrezik të konsiderueshëm për ata që marrin para nga jashtë. Dërgesat më të shumta bëhen nga ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Zvicër dhe Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)