20 Prill 2024

Bashkimi Evropian rishikon parashikimin e rritjes së PBB

Bruksel, 6 maj  - Komisioni i Bashkimit Evropian ka rishikuar sot parashikimet për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto eurozonë, duke njoftuar se në vitin 2010 PBB-ja do të rritet me 0.9 për qind, kundrejt 0.7 për qind që ishte parashikuar në muajin shkurt.

Ndërkohë, parashikimet për vitin 2011 paraqesin një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 1.5 për qind.

"Rimëkëmbja ekonomike e BE-së është graduale, por po ecën përpara pozitivisht", thuhet në një deklaratë të Brukselit zyrtar.

Rritja ndryshon nga vendi në vend, në krye qëndron Franca me +1.3 për qind në vitin 2010 dhe Gjermania me +1.2 për qind.

Ndërsa në recension mbetet Greqia me -0.9 për qind dhe Spanja me -0.4 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)