19 Prill 2024

Bashkëpunim ekonomikë në mes OEK-ut dhe komunave të Kosovës

Prishtinë, 2 shtator – Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka vizituar Odën Ekonomike të Kosovës, (OEK) dhe gjate takimit me kryetarin, Safet Gërxhaliu ka theksuar rendësin e angazhimit të pushtetit lokal në krijimin e kushteve për zhvillimin e biznesit.

Kryetari i Odes, Safet Gërxhaliu tha se me ministrin Ferati është bisedua për në rend të pare për mundësitë e bashkëpunimit.

“Kemi bisedua për  mundësinë e shfrytëzimit te Odave Rajonale si bërthamë për te promovuar hapat e parë të decentralizimit  ekonomike i cili është një parakusht për decentralizim politike dhe i një rëndësie te veçante, si për përkrahjen e bizneseve ekzistuese ne Kosovë qofte  për te promovuar atraktivitetin për investime dhe investitor te huaj”, th ai.

Ndërsa ministri Ferati theksoi se komunat janë organet kompetente për zhvillim ekonomik lokal. “Ne jemi ne fazën e krijimit te një koncepti akoma me te qarte qe te diskutojmë  qe nga vet ligjet momentale çka duhet dhe ku duhet te ndërhyhet ne mënyrë qe te krijohet parakusht me i mire ne mënyrë qe komuna ta luaj rolin e vet qe  e ka për zhvillim ekonomik lokal dhe te krijoj parakushte me te mira ngase siç dihet  tani ne ekonominë e tregut ne ekonomin e lire pikërisht ndërmarrësia ose biznesi është ajo qe gjeneron dhe mundëson një zhvillim ekonomik”, tha Ferati.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)