20 Prill 2024

Barroso: Nuk s'ka plane financiare për të ndihmuar Portugalinë

Bruksel, 27 nëntor - Presidenti i Komisionit Evropian, Zhose Manuel Barroso mohoi zërat se po përgatitet një plan ndihme financiare për Portugalinë.

Ai tha se problemet që kanë dalë në disa vende të eurozonës janë duke u zgjidhur me guxim. 

Zyrtarët evropianë po përpiqen të qetësojnë tregjet financiare në kushtet kur euroja ka rënë në nivelin më të ulët në dy muajt e fundit kundrejt dollarit.

Presidenti i Komisionit Evropian, Zhose Manuel Barroso mohoi sot prerë zërat se një plan financiar për Portugalinë është në përgatitje e sipër.

“Mendoj se problemet që kemi në disa vende të Eurozonës janë duke u përballuar me guxim të madh nga qeveritë përkatëse. Ne kemi besim të plotë te politikat që janë parashtruar. Në të njëjtën kohë, qeveritë e ndryshme kanë deklaruar publikisht se janë të gatshme të bëjnë përpjekje shtesë nëse është e nevojshme. Sidoqoftë, ne kemi instrumentet në eurozonë dhe në Bashkimin Evropian për t’u përballur me çdo problem.”

Gazeta Financial Times Deutschland citonte burime të paidentifikuara, sipas të cilave, disa vende të eurozonës dëshironin që Portugalia të kërkonte ndihmë për të mos lejuar që Spanja, ekonomia e pestë më e madhe e Bashkimit Evropian, të detyrohet të ndjekë shembullin e saj.

Portugalia, e cila përgatitet të miratojë sot një plan shkurtimesh të thella buxhetore, i mohoi zërat për ndihmë financiare me të njëjtën forcë si dhe zoti Barroso, i cili është portugez.

Zoti Barroso i bëri komentet në Paris në përgjigje të një pyetjeje nëse Portugalia do të ndiqte shembullin e Irlandës për të kërkuar shpëtim financiar.

Komente bëri edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila tha dje në Berlin se Euroja, që përdoret nga 16 vende, do të mbijetojë krizën e borxheve që ka përfshirë kontinentin evropian. Ajo shtoi se asnjë vend i eurozonës nuk rrezikon të ristrukturojë borxhin e vet.

Shumë analistë kanë shprehur shqetësim se vlera e euros mund të bjerë edhe më tej, nëse Spanja dhe Portugalia ndjekin shembullin e Greqisë e të Irlandës, duke kërkuar ndihma financaire masive nga komuniteti ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)