01 Maj 2024

Barroso: Italia ka probleme me borxhin

Bruksel, 29 gusht - Presidenti i KE-së, Hose Manuel Barroso, në një fjalim të tijin nga Rimini, është shprehur se Italia ka probleme të mëdha me borxhin publik dhe me defiçitin financiar, të cilat sipas tij duhen kaluar sa më parë.

"Vështirësi të mëdha hasen në borxhin publik dhe në defiçitin financiar dhe mendoj se për këtë duhet bërë shumë punë. Megjithatë në krahasim me disa nga vendet e tjera të eurozonës, Italia ndodhet në pozicion më të përshtatshëm, pasi ka një sistem bankar solid pa borxh privat", u shpreh Barroso.

Në përfundim të fjalës së tij, kreu i KE-së deklaroi se megjithë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe të dhënave pozitive të bëra publike nga Eurostat disa ditë më parë, nuk ka vend për komoditet, pasi jo gjithçka është përmirësuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)