11 Gusht 2022

Bankat do të kontrollohen më shumë nga BE-ja

Bruksel, 19 qershor - 27 kryeministrat dhe presidentet e vendeve te Bashkimit Evropian, përfunduan në Bruksel takimin e tyre njëditor të nivelit të lartë. Në qendër të takimit ishin përpjekjet e politikës ekonomike dhe përgatitjet e takimit të G-8 dhe G-20 që priten të mbahen në fund të muajit qershor në Kanada.

Kryeministrat dhe presidentët e vendeve të BE-së kërkojnë të nxjerrin mësime nga kriza e bankave, e borxheve dhe kriza e euros. Në të ardhmen do të ketë më shumë koordinim midis 27 vendeve anëtare dhe pakti i stabilitetit duhet të forcohet.

Si koseguencë që del nga kriza, Bashkimi Evropian do të fusë ndër të tjera një taksë bankare, në mënyrë që në të ardhmen institucionet e parasë të paguajnë vetë kur falimentojnë. Nëse kjo nuk mund të arrihet në gjithë botën, të paktën të arrihet në Evropë.

Presidenti i përhershëm i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy ka theksuar se kjo do të bëjë që ndarja e rëndesës të bëhet në mënyrë të ndershme, përsa i përket kostove të krizës financiare dhe përveç kësaj sistemi financiar bëhet në këtë mënyrë më stabil.

Fillimisht mes shefave të BE-së u fol edhe për një të ashtuquajtur "qeveri ekonomike". Pavaresisht nga emërimi, për kancelaren gjermane Angela Merkel është e rëndësishme që brenda BE-së të mos ketë përçarje, kur bëhet fjalë për koordinim më të madh. "Ishte e qartë për të gjithë, dhe të gjithë e përkrahën mendimin se kjo duhet dhe do të bëhet në nivelin e 27 vendeve anetare të Bashkimit Evropian" theksoi Merkel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)