27 Prill 2024

Banka Qendrore amerikane ul parashikimet për rritjen ekonomike

Washington, 24 nëntor - Banka Qendrore në SHBA, Federal Reserve, ka korrigjuar me reduktim të dukshëm parashikimin për ekonominë amerikane.

Për këtë vit Banka Qendrore pret një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto prej vetëm 2,5%.

Në qershor komisioni përgjegjës parashikonte një rritje mes 3 deri 3,5%. Edhe parashikimet për tregun e punës janë më të zymta.

Gjatë vitit të ardhshëm kuota e papunësisë do të vazhdojë të jetë rreth 9%, thuhet në protokollin e fundit të FED-it.

Normalizimi i rritjes ekonomike, punësimit dhe inflacionit pritet fillimisht në pesë deri gjashtë vitet e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)