16 Prill 2024

Banka e Japonisë vë më shumë para në dispozicion

Tokio, 30 gusht - Në luftën kundër rritjes së lartë të Yen-it dhe deflacionit, Japonia ka lehtësuar edhe më tej politikën e saj monetare.

Banka kombëtare në Tokio vendosi që të hedhë në tregun financiar edhe dhjetë bilionë Yen të tjerë me një normë interesi  vetëm prej  0,1 për qind.

Programi i kredive do të rritet me këtë në gjithsej 30 bilionë Yen (përafërsisht 275 miliardë euro).

Hapa më të ashpër janë rezervuar në rast se paraqiten shenja të qarta për një ngadalësim të ekonomisë, thuhet pas një takimi krize.

Yen-i kishte arritur kohët e fundit në lartësinë e dollarit dhe  me këtë  rëndoi  ekonominë e Japonisë të orientuar nga eksporti.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)