29 Mars 2024

Banka Botërore partnere e institucioneve të Kosovës

Prishtinë, 15 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore, znj. Jane Armitage, e cila ritheksoi përkushtimin e Bankës Botërore për ta ndihmuar Kosovën dhe të ardhmen.

Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe Ranjit Nayak, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë, Presidenti Sejdiu e falënderoi znj. Armitage për mbështetjen që ky institucion i ka dhënë Kosovës.

Presidenti Sejdiu theksoi se Banka Botërore, duke mbështetur shumë projekte me rëndësi vitale për vendin tonë, ka qenë dhe mbetet partnere e rëndësishme e popullit dhe institucioneve të Kosovës në përpjekjet e përbashkëta për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)