19 Prill 2024

Banka Botërore: Kriza greke rrezikon rajonin

New York, 26 prill - Banka Botërore ngre për herë të parë zyrtarisht shqetësimin se kriza greke mund të godasë vendet fqinje, kryesisht përmes efekteve në tregti, sektorin bankar dhe tkurrjes së dërgesave.

Filip lë Heru, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore deklaroi përpara takimit të përvitshëm të FMN-së dhe Bankës që po zhvillohet këto ditë në Uashington se Banka po e mbikëqyr me kujdes këtë situatë.

“Ne po e monitorojmë nga afër gjendjen në Greqi për shkak të lidhjeve të shumta dhe të rëndësishme që ekonomia helene ka me disa ekonomi të rajonit - tha Lë Heru.

Numri dy i bankës shtoi gjithashtu se Banka Botërore nuk ka ende ndonjë program për të ndërhyrë në Greqi, por është e shqetësuar se rënia e tregtisë dhe kredive që japin bankat helene mund të ketë pasoja për ekonomitë fqinje në zhvillim.

“Ne shpresojmë se situata do të përmirësohet shpejt, parë kjo nga këndvështrimi i vendeve tona partnere, të lidhura fort me ekonominë greke dhe në të cilat banka ka programe”, deklaroi Lë Heru.

Më tej, në një intervistë për “Reuters”, numri dy i Bankës për Europën tha se një tjetër problem mbetet edhe rënia e dërgesave, nga Greqia, ku Shqipëria do të ishte më e prekura.

Greqia është një nga dy partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, me lidhje të forta jo vetëm në tregti, por edhe sistemin bankar. Në këtë pikë, ekspertët i druhen faktit se situata e vështirë financiare e Greqisë mund të detyrojë degët e bankave greke të reduktojnë në mënyrë drastike kredidhënien.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)