24 Prill 2024

Banka Botërore i jep Pakistanit një kredi prej 900 milionë dollarë

Islamabad, 17 gusht - Nisur nga përmbytjet shkatërruese në Pakistan, Banka Botërore i siguroi qeverisë pakistaneze një kredi prej rreth 900 milionë dollarësh ose rreth 702 milionë euro. Pasojat e katastrofës në ekonominë e vendit aziatik janë të mëdha, tha një zëdhënës në Uashington.

Mbi një e katërta e vendit ndodhet nën ujë, 20 milionë njerëz janë të pastrehë. Të prekurit nga kjo katastrofë ankohen se qeveria po shpërndan ushqime vetëm kur mediet janë aty prezent.

Sipas vlerësimeve të organizatës humanitare ndërkombëtare Care, Pakistani ndodhet në prag të një krize urie.

Deri 3,5 milionë fëmijë mund të vdesin nga hepatiti, tifoja dhe diarreja. Ministri gjerman për Zhvillim Dirk Niebel  bëri thirrje për ndihma dhe theksoi se bashkëpunimi me OKB-në dhe organizatat e tjera humanitare të jetë i sigurtë që paratë të mos shkojnë në kanale të korruptuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)