26 Prill 2024

Azia qendrore lidere globale në biznes, Kosova e e 119-ta

Washington, 5 nëntor - Në mesin e ekonomive botërore, më së shumti përmirësime në rregullimin e biznesit, gjatë vitit të kaluar, ka bërë Kazakistani, sipas Bërja e Biznesit 2011: Të bësh Ndryshime për Ndërmarrësit (Doing Business 2011: Making a Difference for Entrepreneurs), raporti i tetë me radhë vjetor, i publikuar nga IFC dhe Banka Botërore.

Kazakistani ka përmirësuar kushtet për të filluar një biznes, për të siguruar leje ndërtimi, ka përmirësuar mbrojtjen e investitorëve dhe tregtinë përtej kufijve. Si rezultat, ky shtet kaloi 15 vende më lart, në radhitjen për lehtësinë e të bërit biznes— ne vendin e 59-te në mesin e 183 ekonomive. Taxhikistani dhe Hungaria, të cilat gjithashtu janë në mesin e 10 ekonomive më të përmirësuara, u ngjitën 10 vende dhe respektivisht 6 vende me lart. Republika Çeke ka avancuar për 19 vende, duke u ngjitur në vendin e 63-të.

Lituania është ngjitur në mesin e top 25-shit, duke u përmirësuar në pesë nga nëntë fushat, sipas Bërja e Biznesit në vitin e fundit—më shumë se çdo ekonomi tjetër. Kështu, ajo iu bashkëngjit fqinjëve Baltikë, që mbajnë pozicione të larta, si Estonia, Latvia dhe Gjeorgjia.

Radhitja e Kosovës në listën e Bërjes së Biznesit është në vendin e 119-të. Rezultatet për Kosovën janë mikse. Në disa nga nëntë aspektet Kosova renditet më mirë, dhe në disa ka nevojë për reforma më të thella.

Raporti potencon se Kosova e ka vështirësuar fillimin e biznesit përmes zëvendësimit të numrit tatimor me një “numër fiskal”, që merr kohë më shumë për t’u nxjerrë dhe kërkon nga administrata tatimore që së pari të bëjë inspektimin e objektit të biznesit.

Në aspektin e Marrjes së Kredive Kosova renditet në nivel global në pozitën 32, në aspektin e Pagimit tëTatimeve Kosova renditet në pozitën 41 dhe në aspektin e Mbylljes së Biznesit Kosova renditet e 31-ta. Për Regjistrimin e Pronës Kosova po ashtu qëndron më mirë se mesatarja e saj – ajo renditet e 65-ta në këtë aspekt.

Kosova ka nevojë për reforma më të mëdha në Fillimin e një Biznesi, ku ajo renditet e 163-ta, në Zbatimin e Kontratave, ku ajo renditet e 155-ta, në Mbrojtjen e Investitorëve, ku ajo renditet e 173-ta dhe në Lejet e Ndërtimit ku gjithashtu renditet e 173-ta.

Radhitja e të gjitha ekonomive në nivel botëror është bërë bazuar në të dhënat deri më 1 qershor të vitit 2010. Radhitja e këtij viti rreth lehtësimit të bërjes së biznesit bëhet në bazë të mesatares së radhitjes së ekonomive në 9 aspekte: fillimi i biznesit, marrja me lejet ndërtimore, regjistrimi i pronës, marrja e kredisë, mbrojtja e investitorëve, pagesa e tatimeve, tregtia përtej kufijve, zbatimi i kontratave dhe mbyllja e biznesit.

Raporti i këtij viti përfshin edhe radhitjen e përshtatur nga viti i kaluar: ajo tash është e përpiluar sipas po këtyre 9 aspekteve dhe jo 10 aspekteve sic ishte më parë. Pas përshtatjes së radhitjes, Kosova zë vendin e 118-të në Raportin Bërja e Biznesit për vitin 2010.

Gjatë pesë viteve të fundit, rreth 85 për qind e ekonomive botërore ua kanë lehtësuar ndërmarrjeve punën e tyre, përmes 1,511 përmirësimeve në rregullimin e biznesit. Doing Business 2011 del me një vlerësim të ri, ku tregohet se sa ka ndryshuar rregullimi e biznesit në 174 ekonomi, që nga viti 2005. Nga ky vlerësim, Gjeorgjia ka dalur vendi me aktiv në tërë botën sa i përket reformimit të rregullimit të biznesit.

Për tetë vite me radhë, Evropa Lindore dhe Azia Qendrore, kanë qenë rajonet më aktive në përmirësimin e rregullimit të biznesit për firma vendore. Në të kaluarën, shumë ndryshime janë bërë me shpresën e futjes në Bashkimin Evropian. Kohët e fundit, ka qenë kriza financiare që ka sjellur një lëvizje të re. Vitin e kaluar 21 nga 25 ekonomi e përmirësuan rregullimin e biznesit për firma lokale.

“Ekonomitë që më së shumti u prekën nga kriza financiare – sidomos në Evropën Lindore – kanë planifikuar reforma rregullative gjatë vitit të kaluar, për t’iu lehtësuar ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që ta marrin veten dhe të krijojnë vende të punës,” tha Svetlana Bagaudinova, autorja e raportit.

Gjatë vitit të fundit, gjysma e reformave të procedurave të paaftësisë së pagesave sipas raportit ishin në Evropën Lindore dhe në Azinë Qendrore. Mjaft te shpeshta kanë qenë edhe masate ndërmarra për të lehtësuar nisjen dhe riorganizimin e bizneseve dhe pagesën e tatimeve.

Rreth serive të raportit Bërja e Biznesit

Bërja e Biznesit analizon rregulloret që zbatohen në bizneset e një ekonomie gjatë ciklit të zhvillimit të tyre, duke përfshirë nisjen dhe funksionimin, tregtinë përtej kufijve, pagesën e taksave dhe mbylljen e një biznesi.

Bërja e Biznesit nuk e bën vlerësimin e të gjitha aspekteve të mjedisit të biznesit që ndikojnë tek firmat dhe investitorët. Për shembull, nuk e bën vlerësimin e sigurisë, stabilitetit mikroekonomik, korrupsionit, nivelit të shkathtësive apo fuqinë e sistemeve financiare.

Zbulimet e tij kanë stimuluar debate rreth politikave, në më shumë se 80 ekonomi dhe kanë mundësuar zhvillimin e një organi për hulumtime, se si rregulloret e nivelit të firmës lidhen me rezultatet ekonomike nëpër ekonomi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)