28 Mars 2024

Austria interesohet për të investuar në Kosovë

Prishtinë, 28 shtator - Oda Ekonomike e Kosovës, (OEK) në bashkëpunim me Oden Ekonomike Austriake  po organizojnë misionin Tregtar të Firmave Austriake në Kosove “Energjia dhe Infrastruktura”, qëllimi i të cilës është prezantimi i Kosovës para biznesmenëve austriak.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala bëri një prezantim të Kosovës para biznesmenëve duke përmendur të gjitha potencialet që i ka Kosova për të investuar në të. Shala përmendi edhe pasurit nëntokësore që ka Kosova. “Kosova është një vend i cili njihet në Evropë si njëri ndër vendet më me pasuri. Kemi Pejën dhe Brezovicën për turizëm. Mitrovicën për pasuri nëntokësore. Obiliqin që kemi sasi të mëdha të qymyrit. Në Kosovë e vlen të investohet”, tha Shala.

Sipas tij, koncesionimi i Aeroportit të Prishtinës nga një kompani serioze dëshmon se Kosova ka qëndrueshmëri për të investuar në të. “Shumë kompani serioze kanë shfaq interesim edhe për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, që kemi marrë oferta shumë serioze dhe kjo dëshmon se Kosova ka bërë progres në të gjitha fushat”, tha Shala.

Ndërsa, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se ende duhet të bëhet punë, mirëpo sipas tij, nuk ka asnjë dyshim që Kosova është njëri ndër vendet më të pasura në Evropë me pasuri nëntokësore. Ai përmendi që mosha mesatare në Kosovë është shumë e re, dhe investimet në Kosovë e vlejnë. “Kemi moshën më të re në Evropë dhe shkollimi i tyre do ta bëj Kosovën një fuqi ekonomike në të ardhmen që do të jetë konkurrente në treg”, tha Gërxhaliu.

Ndërsa, drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë, (APIK), Mustaf Hasani tha se përkundër krizës globale Kosova ka shënuar rritje në investimet e huaja. Sipas Hasanit Kosova ka përgatitur një terren ligjor dhe infrastrukturor që investitorët e huaj kur të investojnë në Kosovë do të kenë lehtësira. “Do t’i eliminojmë problemet procedurale dhe do t’i thjeshtësojmë në mënyrë që investitorët kur të vijnë në Kosovë të kenë më pakë punë në aspektin e procedurave”, tha Hasanaj.

Edhe zëvendës ministri i Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha prezantoi potencialet që Kosova ka në fushën e energjisë dhe minierave. Ai tha se janë shumë fusha ku mund të investohet në energji në Kosovë. “Mund të investohet në prodhimin e energjisë me erë, energjisë me ujë sepse Kosova ka shumë liqene dhe energjisë me qymyr”, tha Rexha.

 

Hubert Beidinger, ushtrues i detyrës së ambasadorit të Austrisë ne Kosovë theksoi se Austria është i interesuar te ndihmoj Kosovën ne fushën e ekonomisë .
"Austria shpreh  interes për ndërtimin  e  Kosovë. Ne duhet t’i japim prioritet  kooperimit me te thellë ne mes te Kosovës dhe Austrisë duke shkuar hap pas hapi" tha ambasadori i Austrisë.

Përfaqësuesit e firmave austriake dhe kosovare në kontaktet dhe takime B2B biseduan për mundësitë e bashkëpunimit konkret në mes të dy vendeve.

Biznesmenët nga Austria do të qëndrojnë në Kosovë deri më datën 29 shtator dhe do t’i shikojnë mundësit për të investuar në Kosovë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)