23 Prill 2024

Auditori gjen shumë shkelje në Ministrinë e Arsimit

Prishtinë, 7 korrik - “Auditimi ynë i pasqyrave financiare, transaksioneve financiare dhe menaxhimit financiar ka identifikuar dobësi në fushat kryesore”, thuhet në raportin e auditimit për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2009, të kryer nga Zyra e Auditorit Gjeneral.

Auditori cek se nevojiten përmirësime në sistemin menaxherial. “Përmirësime nevojiten sidomos në përgatitjen e pasqyrave financiare, forcimin e kontrollit në fushën e prokurimit, pasi mënyra se si përdoren avanset është një çështje brengosëse dhe forcimi i kontrollit të menaxhimit të pasurisë”, thuhet në raport.

Në raportin e auditimit për pasyqrat financiare për 2008 janë dhënë 14 rekomandime, tetë nga të cilat janë zbatuar, ndërsa gjashtë të tjerat nuk janë adresuar.

 Shqetësime serioze për menaxhmin në MASHT

“Mungesa e masave të vendosura mbi të gjeturat dhe rekomandimet e auditimit paraqet një shqetësim se gjërat nuk po përmirësohen”, thuhet më tej në raport.

MSHT ka shpenzuar buxhetin e planifikuar në total në shkallën 92%. Dështimet në planifikimin dhe realizimi e buxhetit vërehen më së shumti te shpenzimet kapitale ku ministria ka shpenzuar 3 milion euro më pak se në kuotën e planifkuar.

Gjatë testimit të mostrave të përzgjedhura për punësime, auditorët kanë identifikuar disa mangësi. Te plotësimi i pozitës “Zyrtar për aftësimin e mësimdhënësve” është vërejtur se nuk janë përfillur kërkesat e konkursit publik dhe kërkesat për përshkrimin e vendit të punës. “Është përzgjedhur kandidati që nuk i ka plotësuar kriteret e përcaktuara me konkurs”, thuhet në raport.

Nga shtatë mostrat e personelit në Qendrën e Studentëve, në pesë prej tyre shuma e pagesës nuk përputhet me koeficientin e përcaktuar në kontratë për tre muaj. Po ashtu pagesat e orëve shtesë për punëtorët në Qendrëne  Studentëve të angazhuar në disa komisione bëhen duke u bazuar në vendime të paqarta, pa data, që nuk përkufizojnë saktë kohën e angazhimit dhe shumën e kompensimit. “Po ashtu, kemi hasur në vendime që puna kryhet brenda orarit të rregullt, ndërsa llogariten orë sshtesë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin”, thuhet në raport.

 Shpenzimet me telefon

Buxheti për mallra dhe shërbime ndërkaq ka qenë 7 milion e 215 mijë ndërsa janë shpenzuar 5 milin e 781 mijë apo 80% e totalit. Gjatë auditimit të shpenzimeve të telefonisë fikse janë audituar 49 numra të telefonave në administratën qendrore për muajin maj dhe shtator, ku është vërejtur tejkalim i shpenzimeve nga limitet e përcaktuara. Tejkalimi I limitit të përcaktuar vetëm për këta dy muaj arrin vlerën 2191 euro.
Ndërsa, nga mostra e testuar prej 34 rasteve të kontratave mbi vepër për shërbyesit civilë të cilët kanë kontratë të rregullt pune me MASHT është vërejtur se në të gjitha këto raste pagesat mujore kanë tejkaluar nivelin e lejuar prej 50% të pagës së rregullt mujore. Pagesat janë bërë për ekspertët për punën e bërë në komisionet e MASHT-it.

  Prokurimi katastrofë

Auditori ka vërejtje veçanërisht në fushën e prokurimit. Në planin e prokurimit për vitin 2009 të dorëzuar në APP, vlera e parashikuar për investime kapitale, përfshirë këtu edhe konkurset e projektimit arrin vlerën prej rreth 17 milion euro. Në këtë plan kryesisht janë përfshirë kontratat që afati i përmbushjes zgjat më tepër se një vit, pra vazhdimi i punëve nga vitet e kaluara.

“Ekziston një disproporcion shumë i madh në mes të vlerës së parashikuar për këtë kategori shpenzimesh dhe buxhetit fillestar”, thuhet në raport. Kështu, buxheti fillestar për këtë kategori shpenzimesh ishte 37.7 milion euro, ndërsa sipas raportit përfundimtar të prokurimit, vlera e punëve të kontraktuara më 2009 është 66.7 milion euro, shifër që tregon një mospërputhje në mes planifikimit të bxuhetit dhe planifikimit të shpenzimeve për investime kapitale.

Më tej në raporti cek se me datën 15.08.2009 është dhënë njoftimi për kontratë për 23 projekte në shumën prej 43.3 milion euro. “Deklarata për disponueshmëri të fondeve për këto projekte është nënshkruar nga personi që nuk është  autorizuar nga Drejtoresha e Departamentit për Infrastrukturë dhe Shërbime Teknike. Në bazë të kësaj është bërë edhe inicimi I aktivitetit të prokurimit. Dipsonuehsëmrinë e fondeve do të duhej ta vërtetonte zyrtari autorizues ZKF”.

Auditori ka vërejtur po ashtu se Ministria ka nënshkruar kontrata me operatorë ekonomikë për ndërtimin e shkollave, për të cilat janë paguar edhe avance pa u zgjizhur çështjet kontestuese jurisike rreth lokacioneve për ndërtimin e shkollave. Kështu ka ndodh me ndërtimin e shkollës së mesme në Prishtinë, në vlere 2.1 milion euro, kurse në tteor është paguar avanci 320 mijë euro; ndërtimi i shkollës së mesme në Rahovec, mbi 2 milion e 157 mijë euro, kurse në tetor është paguar avans 200 mijë euro. Ndërtimi i shkollës së mesme në Suharekë, në vlerë mbi 2 milion euro, kurse në tetor është paguar avanc 312 mijë euro dhe ndërtimi I shkollës së mesme në Ferizaj, në vlerë 1 milion e 964 mijë euro, kurse në tetor është paguar avanc 294 mijë euro.

“MASHT ka pasur dështime serioze në planifikimin dhe realizimin e shpenzimeve kapitale dhe kjo ka rezultuar me një menaxhim jot ë mirë të shpenzimeve. Nuk është e kuptueshme pagesa e operatorëve ekonomikë në vitin 2009, ndërsa punimet nuk kanë filluar ede dis muaj pas këtyre pagesave”, thuhet në raport.

Gjatë vitit 2009, MASHT nuk ka mbajtur një regjistër gjithpërfshirës të pasurive fikse. “Mungesa e Regjistrit gjithëpërfshirës të pasurisë rrit rrezikun e keëpqrdoimit të tyre si dhe e bën të vështirë të MASHT të bëjë menaxhimin e pasurive në mënyrën e duhur”. Në regjistrin kontabël janë regjistruar vetëm një pjesë e pasurive të ministrisë. Toka e qendrës së studentëve është regjistruar dy herë kurse shuma  e pasurisë së Institutit të Historisë dhe Institutit Albanologjik është vlerësuar vetëm 1010 euro. Ndërsa shkollat e ndërtuara në vite 2008 e 2009 që kapin dhjetëra milionë euro investime nuk janë regjistruar fare si pasuri. “Një gjendje e tillë rrit rrezikun e keqmenaxhimit, humbjes apo keqpërdorimit të pasurive publike”.

Po ashtu vlerësohet si e dobët puna e auditorit të brendshëm. “Njësia e Auditorit të Brendshëm nuk ka fokusuar aktivitetet e saj në fushat me rrezikshmëri të lartë siç është prokurimi dhe ekzekutimi i kontratave për projekte kapitale”.

Ministria e Arsimit ndërkaq nuk ka arritur që të kundërshtojë asnjë prej konstatimeve të Ministrisë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)