18 Prill 2024

ATK sot lanson zyrtarisht garën digjitale me nxënës për tatime

Prishtinë, 26 tetor - “Si ndikon mashtrimi me tatime te ju, në shkollën tuaj  dhe komunitetin tuaj” është tema e garës digjitale me nxënës të shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës, të cilët duhet të jenë nga klasa e gjashtë (6) deri në të nëntën (9).

Aplikimi për pjesëmarrje në këtë garë ka filluar sot dhe do të jetë i hapur deri më 9 nëntor 2021, ku të gjithë nxënësit e interesuar mund të dorëzojnë punimet e tyre në faqen zyrtare të garës https://www.facebook.com/TaxCompetitionKS ose në adresën elektronike [email protected].

Nxënësit punimet e tyre mund t’i paraqesin përmes videove kreative, posterëve ose vizatimeve të ndryshme. Të gjitha kriteret e garës mund ti gjeni në këtë link https://www.facebook.com/TaxCompetitionKS/photos/pcb.423276742836733/423276652836742/

ATK në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)- Projekti Qeverisja Financiare e Mirë,  kanë lansuar këtë garë  me qëllim që të mësohet më shumë se si fëmijët i perceptojnë tatimet, si mendojnë që tatimet ndikojnë në mirëqenën e tyre dhe shoqërisë në përgjithësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)