18 Maj 2022

ATK shënon sot 22 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 19 janar - Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar 22 vjetorin e themelimit, përmes një ceremonie, në të cilën ishin të ftuar përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Në hapjen e kësaj ceremonie drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj tha se vitet e fundit, kemi arritur t’i finalizojmë shumë projekte, të cilat padyshim na bëjnë të besojmë se jemi në drejtimin e duhur duke rrugëtuar suksesshëm në përmbushjen e besimit që na është dhënë, për të krijuar një administratë tatimore të suksesshme dhe me prosperitet, model të një administrate dinamike dhe funksionale, drejt një agjencie kryesore të të hyrave, kontribues kyç dhe garantues i përhershëm i qëndrueshmërisë ekonomike-fiskale për shtetin tonë.

Tutje, ai tha se kemi arritur të realizojmë përmbushjen e objektivave të parapara vjetore, ku vetëm gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2021 janë inkasuar 597.02 milion euro tatime, që janë të hyra rekorde duke ditur sfidat që kemi kaluar me Covid 19.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi rritje për 130 milion euro apo 27.8 % më shumë. Ndërsa, në krahasim me planin kemi rritje për  41.02  milion. euro apo 7.4%. Kontributet pensionale 210.7 milion euro .

Pra, si rezultat i punës profesionale, me integritet dhe ndershmëri, efektivitet dhe transparencë, Administrata Tatimore e Kosovës për këto 22 vite ka mbledhur 5 miliard e 771.1 milion euro tatime, dhe 2 miliard e 215 milion euro kontribute pensionale, gjithsej mbledhje te hyrave 7 miliard e 986  milion euro, apo rrethe 8 miliard euro.

E nga ana tjetër Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se të hyrat nga ATK janë tepër të rëndësishme, dhe sipas tij janë edhe të nevojshme për ta ruajtur produktivitetin e ekonomisë kosovare.

Me teje, ai tha se shteti është kontratë shoqërore dhe bëhen bashkë me kontribu përmes tatimeve. Është e paimagjinueshme të ketë shtet pa tatime dhe taksa. Agjencitë që mbledhin të hyrat janë të rëndësishme për t’i paguar dhe mbuluar shpenzimet, janë të nevojshme për ta ruajtur integritetin e sistemit dhe ekonomisë. Është e rëndësishme ta kenë mbështetjen tonë. Kjo nënkupton përmes sistemit tatimor të mbështeten ata që kanë nevojë më shumë. Me një avancim më tutje do ta kemi mundësinë si shtet ti kemi mundësinë me ndihmua aty ku ka nevojë më shumë.

Padyshim se të gjitha rezultatet e arritura nga ATK janë edhe kontribut i madh nga partnerët ndërkombëtar, të cilët kanë ndihmuar ATK-në  në reforma dhe me projekte të ndryshme, andaj nga ky rrafsh përfaqësuesi nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar Simone Woodcock, tha “Unë jam shumë i lumtur të jem pjesë e programit të asistencës që Mbretëria e Bashkuar janë në gjendje t’i japin ATK-së.

Ndihma ka filluar vite me parë, ku me mbështetjen e fuqishme te Drejtorit të Përgjithshëm, shumë projekte te filluara nga ATK-ja e të përkrahura nga ambasada Britanike janë në rrugë te mirë për tu finalizuar. Andaj jam shumë me fat që ambasada më ka zgjedhur mua të jam unë që të ndihmojë ATK-në. Që nga ajo kohë unë kam bërë punën time që të mësoj nga bashkëpunëtoret që janë me mua. Unë do të vazhdojë të përkrahë ATK-në. Unë besoj në një administratë të fortë sepse është shtylla e ekonomisë”.

Në këtë ceremoni fjalë rasti patën përfaqësues nga komuniteti i bizneseve, të cilët thanë se na takon te gjithë të përgëzojmë ATK-në për kontributin që japin në mbushjen e arkës së shtetit. Përgëzoj ATK-në në avancimin e fushës së teknologjisë. Bashkërisht të luftojmë ekonominë jo formale dhe të bëjmë krijimin e një mjedisi të barabartë. Unë do të doja më pak ndëshkime nga inspektorët dhe më shumë edukim dhe kujdes.

Administrata Tatimore e Kosovës falënderon të gjithë tatimpaguesit që për 22 vite kanë kontribuar në rritjen e buxhetiti të shtetit, në të njëjtën kohë u bënë thirrjen që të vazhdojnë të jenë pjesë e zhvillimit të shtetit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 maj 2022 - Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret me nderimet më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit më së voni deri në orën 9:20)

- Mbahet dita e dytë e konferencës së përbashkët profesionale ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 9:45)

- Ne kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2, Komuna e Istogut organizon sesionin e parë informues dhe trajnimin dy ditor mbi ‘Menaxhimin e Ciklit të Projektit’. (Salla e konferencave të Shtëpisë se Kulturës ‘Mensur Zyberaj’ në Rahovec, ora 10:00)

- Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë dhe në https:// https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 10:00)

- Departameni i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prizrenit hap dyert për tu informuar rreth studimeve të gjuhës gjermane. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur për Sundimin e Ligjit në Kosovë” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier si dhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Kabineti i kryetarit, ora 12:25 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, do të vizitojë Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 15:00)

- Kuvendi Komunal në Istog mban mbledhjen solemne për nder të vizitës së Zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak. (Kuvendi Komunal i Istogut, ora 15:30)

- “Celebrating Kosovo’s Trustbuilders” prezenton interface-in e ri te plaformës Kosovo Trustbuilding Platofrm si dhe festimin e me shumë se tre viteve të arritjeve në avancimin e Agjendës së Ndërtimit të Besimit ne Kosove duke ndare histori frymëzuese dhe pozitive te individeve te ndryshem nga perkatesi te ndryshme etnike ne Kosove. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me temën “The Power of Museums - Fuqia e Muzeve”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)