23 Shtator 2021

ATK renditet e para në Raportin e OECD-së

Prishtinë, 12 korrik - Administrata Tatimore e Kosovës është vlerësuar më së miri në Raportin e OECD-së mbi Konkurrencën në Evropën Juglindore 2021, në këto fusha: në tiparet, funksionet dhe organizata; në vlerësimin e përmbushjes dhe menaxhimin e rrezikut; pavarësinë dhe transparencën; deklarimin tatimor dhe procedurat e pagesës; shërbimet ndaj tatimpaguesve.

Në këtë raport përfshihen gjashtë vende të Evropës Juglindore, si: Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Raporti vlerëson në mënyrë gjithëpërfshirëse reformat e politikave në ekonomitë e Evropës Juglindore.

Ky raport synon t'u ofrojë politikëbërësve të Evropës Juglindore një mjet krahasimi shumëdimensional, duke u mundësuar atyre të krahasojnë performancën ndaj kolegëve rajonalë si dhe praktikat e mira të OECD dhe të hartojnë politikat e ardhshme bazuar në prova të pasura dhe rekomandime të veprimit të politikave.

Në përgjithësi, ekonomitë e Evropës Juglindore kanë bërë përpjekje të rëndësishme për të forcuar administratat e tyre tatimore, me rezultatin mesatar duke u rritur nga 2.4 në 2018 në 3.3 në 2021.

Ka pasur përmirësime të ndjeshme në shërbimet e tatimpaguesve, regjistrimin e tatimeve dhe pavarësinë dhe transparencën. Rezultatet më të larta në të gjitha fushat i ka arritur Kosova .

ATK është gjithnjë e më efikase dhe vazhdon të unifikojë mbledhjen e tatimeve dhe të gjitha funksionet kryesore të një administrate tatimore.

Tutje, në këtë raport  ATK, vlerësohet lartë për zbatimin e funksionit të hetimit  të mashtrimeve tatimore; mbikëqyrjen e vlerësimit të përmbushjes tatimore dhe menaxhimin e rrezikut, dhe avancimin e shërbimeve elektronike ku një pjesë e madhe e deklarimit dhe pagesës se tatimeve tani kryhen online, përmes një platforme të sofistikuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)