05 Korrik 2022

ATK për 7 muaj mbledh 131 milion euro

Prishtinë, 5 gusht - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për periudhën Janar - Korrik  2010 ka realizuar 131.03 milionë euro, shprehur në përqindje realizimi është 61 përqind e planit të përgjithshëm vjetor përcaktuar nga Qeveria.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Behxhet Haliti, në konferencën për media ku pasqyroi të hyrat për periudhën Janar – Korrik 2010.

Ai po ashtu bëri krahasimet me vitet paraprake, planin operativ, të hyrat sipas llojeve të tatimeve, legjislacionin tatimor, zbatimi i projektit te arkave fiskale, avancimi i sistemit të TI (SIGTAS), krijimi dhe konsolidimi i Njësisë për Hetime Tatimore, Aprovimi i Planit Strategjik 2010 - 2015, trendi për inkasimin e borxheve, aktivitetet e standardeve profesionale, si dhe objektivat dhe sfidat për vitin 2010, etj.

"Gjatë muajit Korrik 2010, ATK ka realizuar 28,8 milionë euro, qe është një ngritje e konsiderueshme e te hyrave për 3.6 milionë me shumë se plani apo shprehur ne përqindje ne raport me planin është 14 për qind me shumë", ka thënë Haliti.

Të hyrat e kësja periudhe të këtij viti sipas tij janë më të mëdha për 14.82 milionë euro ose shprehur në përqindje 12.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (2009).

Haliti ka vlerësuar së faktoret kyq të cilat kanë ndikuar në rritjen e te hyrave janë si rezultat i shtimit të aktiviteteve në teren, komunikimi më i mirë me tatimpaguesit dhe shtimi i bashkëpunimit me institucionet e tjera për zbatimin e ligjit, etj.

"Paralel me aktivitet për realizimin e planit gjatë kësaj periudhe është punuar me përkushtim në kompletimin e legjislacionit tatimor dhe akteve tjera mbështetëse", është shprehur ai.

Sa i përket projektit të arkave fiskale Haliti ka bërë të ditur se deri më tani janë instaluar rreth 2000 regjistrues elektronik fiskal dhe procesi ka marrë rrugën e duhur dhe është duke hyrë në fazën e dytë me gjithëpërfshirëse.

"Administrata Tatimore e Kosovës, është duke realizuar zotimin e vet që ne çdo kohë dhe aktivitet ka si pikësynim qe të ndërtojmë një imazh pozitiv qe do te reflektohej tek tatimpaguesit dhe mbar populli i Kosovës, te respektojmë të drejtat e tatimpaguesve sipas kartës se tatimpagueseve dhe te sigurojmë implementimin dhe zbatimin e drejtë dhe të njëjtë te legjislacionit tatimor për te gjithë tatimpaguesit, të bëjmë zgjerimin e grumbullimit te të hyrave te një numër me i madh i tatimpaguesve", ka theksuar ai.

Një dëshmi për këtë sipas tij na jep edhe krahasimi në vijim: gjatë vitit 2008 vetëm 50 bizneset apo top 50 tatimpaguesit që kanë paguar më së shumti tatim marrin pjesë me rreth 68 për qind të të gjitha të hyrave për ATK, gjatë vitit 2009 marrin pjesë me rreth 52 për qind, ndërsa tani në 2010, 50 top tatimpaguesit më të mëdhenj marrin pjesë me rreth 47 % të të gjitha pagesave për ATK.

Ai me tutje ka shtuar se: "Nga Korriku i këtij viti kemi filluar me shkarkimin e plotë elektronik të të gjitha deklaratave tatimore vetëm nga Web faqja e ATK-së, e cila ka shume përparësi ne krahasim me deklaratat e shtypura me herët. Vetëm gjatë muajit korrik nga kjo formë janë nxjerr 61716 deklarata të të gjitha llojeve."

Administrata Tatimore e Kosovës, me aktivitetet e veta është duke zgjeruar bazën tatimore te një numër me i madh i tatimpaguesve dhe është në funksion të trendit te rritjes se këtij numri te bizneseve, për realizimin e misionit të saj për trajtim të barabartë të të gjithë tatimpaguesve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 korrik 2022

- Mbahet takimi në mes të delegacionit Amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla - P38, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Lagjja Arbëria, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Rektori i Universiteti të Prishtinës Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 22-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

- UBT nënshkruan dy marrëveshje shumë të rëndësishme me dy universitete nga shteti i Iowa-s, me University of Northern Iowa dhe University of Iowa. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione prezanton draftligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jasahri, i angazhuar nga UN Women. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës njoftohet rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani. (Kabineti i kryetarit, 13:30 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)