29 Mars 2024

ATK nxjerr rregulloren për parandalimin e konfliktit të interesit për stafit e saj

Prishtinë, 3 shtator - Duke pasur parasysh natyrën e punëve dhe duke vlerësuar rreziqet e dëmtimit të integritetit të ATK-së, nëpërmjet konfliktit të interesit, ju informojmë se Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kundër Korrupsion - AKK ka hartuar dhe miratuar Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Me këtë rregullore janë vendosur kufizimet e punëve jashtë institucionit të ATK-së ( dhe kritere për t’u punësuar jashtë institucionit). Rregullorja po ashtu kufizon marrëdhëniet kontraktuale, mbron informatat e besuara dhe njëkohësisht rrit nivelin e llogaridhënies për deklarim dhe menaxhimin e konfliktit të interesit, si dhe pika të tjera.

ATK falënderon  qytetarët për partneritetin e treguar deri më tani për raportimin e parregullsive tatimore nga ana e zyrtarëve të saj,  njëherit ju bënë thirrje qytetarëve dhe institucioneve tjera, që çfarëdo dyshimi që kanë në lidhje me shkeljen e këtyre rregullave të raportojnë përmes linjës pa pagesë 0800-80-800.

Kujtojmë se ATK vitin e kaluar në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Qeverisjen Ekonomike në Kosovë ka hartuar Planin për Përmirësimin e Integritetit të ATK-së i cili plan fokusohet në rritjen e transparencës, rritjen e llogaridhënies, rritjen e performancës, si dhe zvogëlimi e diskricionit të zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke  automatizuar proceset e punës dhe vendosjen e rregullave strikte për ruajtjen e integritetit të ATK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)