20 Prill 2024

ATK njofton tatimpaguesit për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike

Prishtinë, 28 tetor – Administrata Tatimore e Kosovës, ri-njofton të gjithë tatimpaguesit se bazuar në Udhëzimin Administrativ MF-Nr.02/2018 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike dhe Sistemeve Fiskale dhe në mbështetje të dokumentit “Kërkesat specifike teknike dhe funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/ Sistemet Fiskale”, mund të bëheni Operator të autorizuar për furnizim, instalim dhe mirëmbajtje të Pajisjeve Elektronike Fiskale / Sistemeve Fiskale (PEF/SF).

Pra, përmes këtij njoftimi, ftohen të gjitha kompanitë e interesuara, se mund të aplikojnë që të bëhen Operator të autorizuar të PEF/SF, për një apo më shumë modele specifike, në çdo kohë sipas kritereve të publikuara nga ATK, për Autorizim si Operator Ekonomik me të drejtë shitje, instalimi dhe mirëmbajtje të PEF/SF.

Kushtet që duhet plotësuar dhe dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim mund t’i gjeni në ueb faqen e ATK-së, shkarko Kushte Administrative.

Aplikimin mund ta bëni edhe përmes sistemit të ATK, mirëpo kërkesa së bashku me dokumentet tjera origjinale duhet të dorëzohen fizikisht në zyrën e Arkivit në ATK.

Linku për aplikim përmes sistemit: https://arka.atk-ks.org/#/requesteconomicoperator/create.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)