26 Prill 2024

ATK me 35 Inspektor të rinj

Prishtinë, 5 tetor - Në praninë e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, inspektorët e rinj të Administratës Tatimore të Kosovës, bënë betimin solemn, ku u betuan për korrektësi, devotshmëri dhe respektim të rendit dhe ligjit gjatë ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive të tyre si inspektor tatimor. 


Ministri Shala, i përgëzoi Inspektorët e rinj dhe u dëshiroi karrierë të suksesshme si dhe kërkoi prej tyre punë të palodhshme dhe përkushtim të shtuar në procesin e vjeljes së tatimeve, proces ky në shërbim të gjithë popullit të Kosovës. 

“Ju sot u betuat se gjatë shërbimit në ATK, detyrat te cilat do të ju besohen do t’i kryeni me besnikëri, profesionalizëm, transparencë, me shumë ndershmëri dhe integritet, andaj, unë ju lus që së bashku të punojmë me shumë përkushtim dhe të çojmë shtetin tonë përpara ashtu që punën të cilën shtetet tjera e kanë bërë para 100 vitesh, ta bëjmë ne sot për ne dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë” theksoi kështu Ministri Shala.

Ai gjithashtu ju premtoj atyre angazhim e tij personal për të ju mundësuar atyre kushte sa më të mira dhe avancim profesional, duke pasur parasysh që këta inspektorë do të jenë kontakti i drejtpërdrejtë me tatimpaguesit.

Gjithashtu Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës z. Behxhet Haliti uroi Inspektorët e rinj si dhe u bëri thirrje që t’i binden dhe zbatojnë ligjet në fuqi, të jenë transparent dhe të dedikuar në pozitën e zyrtarit shtetëror.

Ai gjithashtu theksoi“ Ju jeni gjeneratë me fat, pasiqë ky është vit jubilar për ne. Këtë vit ATK ka 10 vjetorin e themelimit si dhe ky është viti më shumë risi në legjislacion, njësi te reja, sisteme te avancuar në funksion te ngritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj tatimpaguesve, ky vit gjithashtu shënon kthesë të suksesshëm sa i takon aspektit të të hyrave”.

Ceremonia u mbajt në Zyrën Qendrore të ATK-së dhe u çertifikuan gjithsej 35 Inspektor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)