02 Shkurt 2023

ATK licencon dy kompani për shitjen e Arkave Fiskale

Prishtinë, 31 mars - Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 Mars 2010, ka filluar instalimi vullnetar i pajisjeve elektronike fiskale (PEF) nga operatorët e licencuar, si dhe që nga data 22 mars, 2010 është bërë edhe promovimi zyrtarë i instalimit të Arkave Fiskale.   

Nga Komisioni për Arka Fiskale i formuar nga Ministri i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, janë licencuar dy kompani (Operatorë Ekonomik janë: “Dukagjini” Sh.p.k. dhe “Gekos” Sh.p.k.), të cilat janë përzgjedhur dhe autorizuar deri me tani për shitjen e Arkave Fiskale në  Republikën e Kosovës.

Është bërë edhe përzgjedhja e laboratorit të autorizuar për certifikimin e pajisjeve  elektronike fiskale ( Fakulteti  i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në kuadër të Universitetit të Prishtinës). Komisioni për Arka Fiskale bazuar në raporte të laboratorit ka certifikuar disa Pajisje dhe ka konfirmuar se janë plotësuar kushtet për fillimin e instalimit dhe mirëmbajtjes së Pajisjeve Elektronike Fiskale.

Të gjithë tatimpaguesit që do të pajisen me Arka Fiskale, duhet të kontaktojnë Operatorët Ekonomikë të Licencuar për shitje të Arkave Fiskale dhe zyrat regjionale të ATK-së .

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton se nga 01 Prill 2010 të gjithë tatimpaguesit që kane pikat e shitjes me para të gatshme janë të obliguar të pajisen me Pajisje Elektronike Fiskale.

Bizneset që do të përfshihen në fazën e parë dhe afatet për instalimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, janë të përcaktuara si në vijim :

   1. Bizneset që janë në kuadër të Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, ( NJTM ) duhet të pajisen me Pajisje Elektronike Fiskale, më së largu deri me 15 Maj 2010 .

   2. Bizneset që përfshihen në kuadër të bizneseve të mesme ( NJTM në Regjione ) duhet të pajisen me Pajisje Elektronike Fiskale më së largu deri me 31 Maj 2010 . 

   3. Bizneset me veprimtari a) Hoteliere dhe Restorante; b) Markete – Tregtia me shumicë dhe pakicë; c) Barnatore  që veprojnë në kuadër të Regjionit Prishtina 1, duhet të pajisen me Pajisje Elektronike Fiskale më së largu deri me 30 Qershor 2010 .

   4. Bizneset me veprimtari a) Hoteliere dhe Restorante; b) Markete – Tregtia me shumice dhe pakice; c) Barnatore qe veprojnë ne Regjionet : Prishtina 2; Prizren; Gjakovë; Pejë; Mitrovicë; Gjilan; Ferizaj, duhet të pajisen me Pajisje Elektronike Fiskale më së largu deri me 30 Korrik 2010 . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)