28 Mars 2024

ATK dhe Dogana mbyllin 4 subjekte të lojërave të fatit

Prishtinë- 10 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Drejtorati i Lojërave të Fatit, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, dhe me asistim të Policisë së Kosovës, sot kanë ndërmarrë aksion të veçantë në verifikimin e zhdoganimit të aparateve për lojë dhe mbylljen e subjekteve dhe njësive të pa licencuara që merren me aktivitete të Lojërave të Fatit në Komunën e Prishtinës.

Një aksion i tillë është ndërmarrë si rezultat i një bashkëpunimi me Doganat e Kosovës dhe përkrahjeje të mirëfilltë nga Policia e Kosovës, me të vetmin qëllim zbatimin e plotë të Ligjit Nr. 2004/35, për Lojërat e Fatit. 

Si rezultat i këtij aksioni është realizuar mbyllja e 4 (katër) subjekteve të lojërave të fatit dhe 4 (kater) njësive të vendosura nëpër lokacione të ndryshme.

Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së, DK-së dhe PK-së, janë planifikuar të vazhdojnë edhe në të ardhmen ditëve në vijim, duke mbuluar kështu gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht, drejtorati i lojërave të fatit, si aktivitet të veçante është duke finalizuar edhe fletë-ngjitëset me barkode me të cilat do të pajisen të gjitha aparatet e licencuara nga ana e ATK-së, përmes të cilave do të behet i mundur identifikimi shumë më i lehtë  i aparateve të licencuara për lojë dhe atyre që punojnë në mënyrë ilegale.

 

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar dhe e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit, me të vetmin qëllim vënien e rendit dhe rregullit të plotë në këtë kategori të subjekteve ekonomike.

Gjatë këtij viti pritet që të bëhen aktivitete tjera të përbashkëta bashkëpunimi me Doganat e Kosovës, dhe përkrahjeje nga Policia e Kosovës, në funksion të uljes së ekonomisë informale, me qëllim që të ofrojmë shërbime profesionale, transparente dhe efektive për të gjithë tatimpaguesit dhe të sigurojmë zbatim të drejtë dhe të njëllojshëm, si dhe fuqizimin e ligjeve tatimore, të mblidhen të hyra për buxhetin e qeverisë në një mënyrë efikase dhe me kosto të ultë.

 

Gjithashtu, ATK-ja, ka për synim që të ngrit shkallën e bashkëpunimit me shumë institucione të tjera që merren me zbatim të ligjit, në mënyrë që sa më shumë të ndikojë në uljen e ekonomisë informale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)