20 Prill 2024

ASK nënshkruan marrëveshje me Institutin e Statistikave të Shqipërisë

Prishtinë, 7 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me dhe Institutin e Statistikave të Republikës së Shqipërisë (INSTAT), ku parashihet bashkëpunim i ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve simotra.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit është bërë në ambientet e ASK-së nga Ilir T. Berisha, Zv. Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së dhe Znj. Elsa Dhuli, Drejtoreshë e Përgjithshme Ekzekutive e INSTAT-it.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, z. Berisha theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi ndërmjet ASK-së dhe INSTAT-it për të promovuar efikasitetin e njohurive, si dhe të krijojë një kornizë dhe kushte të përgjithshme për bashkëpunim efikas.

“Kjo Marrëveshje e Mirëkuptimit ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve: Institutit të Statistikave të Republikës së Shqipërisë (INSTAT) dhe Agjencisë së Statistikave të Republikës së Kosovës (ASK) për realizimin e bashkëpunimit kryesisht në shkëmbim përvojash, organizim trajnimesh, punëtori dhe seminare të përbashkëta” – tha ndër të tjera, z. Berisha.

Në anën tjetër, Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, znj. Dhuli, e vlerësoi lartë këtë Marrëveshje Mirëkuptimi, duke e cilësuar “shkëmbimin e përvojave shumë të rëndësishëm në fushat statistikore të dakorduara reciprokisht me këtë MeM, si: Bujqësia dhe Mjedisi, Demografia dhe Statistikat Sociale, Cens-et, Statistikat e Biznesit, Llogaritë Kombëtare, Statistikat e Sektorit Real, dhe shkëmbimi i ekspertizës, veçanërisht në çështjet metodologjike, cilësisë statistikore, si dhe çështjet infrastrukturore, organizative dhe Gjeo-informacionit” do t’u ndihmojnë dy institucioneve homologe”.

Më tej, në takim u diskutuan edhe çështje të tjera, si SDG-të dhe edukimi statistikor në shkollat e mesme dhe programi Master në universitet.

Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit nga delegacioni i INSTAT-it ishin të pranishëm: Znj.Elsa Dhuli, Drejtoreshë e Përgjithshme Ekzekutive, Znj.Kesjana Halili, Sekretare e Përgjithshme, Znj. Helda Mitre/Curma, Drejtoreshë i Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Mbledhjes së të Dhënave dhe Z. Maldi Dema - Drejtor i Drejtorisë e Çështjeve Ligjore dhe Koordinimit
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)