19 Prill 2024

Asanaj: Rregulloret e UNMIK-ut ende problem për AKP-në

Prishtinë, 27 prill - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), dhe Raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2009.

Në takim ishin të pranishëm edhe drejtorët e agjencive përkatëse, gjegjësisht ai i AKP-së, Dino Hasanaj, dhe Ali Hamiti, drejtor i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Ndonëse Raporti i punës, komisionit i ishte ofruar në formë të shkruar, Hasanaj, para anëtarëve të komisionit, shpalosi objektivat dhe sfidat e AKP-së . “Pretendimet tona janë që AKP-ja të zhvillohet si Agjencion që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit. Probleme kyçe të Agjencisë vazhdojnë të jenë: pengesat ligjore, rregulloret e UNMIK-ut dhe mosfunksionimi i Odës së Veçantë Gjyqësore”, theksoi kryetari i bordit të AKP-së, Dino Hasanaj.

Duke ngritur një varg çështjesh, anëtarët e komisionit  vlerësuan se, raporti në përgjithësi plotëson kriteret  profesionale . Në theks të veçantë ata vlerësuan transparencën që përmban raporti. Në vazhdim të debatit, anëtarët e komisionit shtruan pyetje për kryetarin Hasanaj. Ata u interesuan për privatizimin që pritet të ndodhë në Brezovicë, Kombinatin Trepça, dhe fatin e disa ndërmarrjeve të privatizuara me spinof special. Në lidhje me këto, kryetari i AKP-së, tha se, para se të bëhet “master plani” i zonës turistike në Brezovicë, ajo nuk do duhej të privatizohet.

Ndërkaq duke iu referuar Kombinatit Trepça tha se, asetet që s’kanë të bëjnë me miniera duhet privatizuar. Në lidhje me atë se, sipërmarrjet e privatizuara me spinof specil janë treguar të pasuksesshme, Hasanaj shtoi se, spinofi special është dizajnuar nga Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit(AKM) për punësim, pa u studiuar biznes plani dhe fuçia blerëse. Sipas tij, AKP-ja nuk e praktikon këtë formë të privatizimit, duke e konsideruar si të dështuar.

Anëtarët e Komisionit vlerësuan se raporti është gjithëpërfshirës dhe me saktësi të  qartë për punën e këtij Agjencioni , dhe vendosën që t’ia rekomandojnë Kryesisë së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm.

Në vazhdim, komisioni shqyrtoi edhe raportin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Drejtori i këtij agjencioni, Ali Hamiti, tha se, raporti i është ofruar me kohë komisionit, ashtu siç është e paraparë me ligj. ”Jemi përpjekur që të ofrojmë pasqyrë të qartë të Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke përshkruar në mënyrë korrekte, me të dhëna të sakta punën që është bërë gjatë vitit 2009”, theksoi Hamiti.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi raportin i cili do të procedohet në Kuvend sipas Rregullores së punës.

Në vazhdim, komisioni shqyrtoi edhe disa nga amendamentet e Projektligjit për Inspektoratin e Tregut dhe Mbikëqyrjen Inspektuese. Në lidhje me këtë komisioni vendosi që të hartohen amendamente nga grupi punues, për tu diskutuar në mbledhjen e ardhshme të komisionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)