05 Korrik 2022

Arrestohet drejtuesja e OJQ-së “Edhe ne jemi Kosovë”

Prishtinë, 5 mars - Policia e Kosovës ka arrestuar me akuzën e abuzimeve me fondet dhe shmangies nga tatimi, drejtuesen e organizatës joqeveritare “Edhe ne Jemi Kosovë”.

Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të policisë së Kosovës, kanë thënë se hetimi për këtë rast filloi në datë 23 shkurt 2010, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës dhe Agjencioni Tatimor i Kosovës.

Hetimi kishte për bazë dyshimin e bazuar se persona të punësuar në OJQ-në “Edhe ne jemi Kosovë” kanë kryer veprën penale të Mashtrimit, shpërdorimit dhe shmangies nga Tatimi.

“Pas grumbullimit të informatave të nevojshme sot policia ka arrestuar të dyshuarën Z. K (1972) e cila deri në momentin e arrestit ishte në pozitën e Drejtoreshës së Organizatës Joqeveritare “EDHE NE JEMI KOSOVË” me seli në Ferizaj”, tha policia e Kosovës.

Sipas saj, hetuesit së bashku me zyrtarët e tatimeve, kanë bërë kontrollin e zyrës dhe depos se Organizatës ku janë konfiskuar sende që dëshmojnë se e dyshuara ka kryer veprat penale si më lartë. “Keqpërdorimet nga kjo OJQ dyshohet se kalojnë vlerën prej 100.000.00 € ( njëqind mijë euro).

Në bazë të informatave që janë grumbulluar nga hetuesit, kjo OJQ ka grumbulluar donacione në vlerë të të hollave për dërgimin jashtë shtetit të fëmijëve kosovarë që vuajnë nga sëmundje që nuk mund të shërohen në Republikën e Kosovës duke i keqpërdorur këto mjete financiare”, sqaroi policia e Kosovës.

Ajo tha se për hetimin dhe masën e arrestit në këtë rast është konsultuar me Prokurorit Publik Komunal në Ferizaj. Aksioni i policisë mësohet të jetë në vazhdim. Në kuadër të këtij aksioni, Policia e Kosovës bëri me dije se arrestoi edhe personin e dytë lidhur me skandalin.

“Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion - Njësia Rajonale e Ferizajt në vazhdimësinë e planeve hetimore-operacionale ka bërë arrestimin e të dyshuarit  M.I  lindur më 04.01.1965 shtetas kosovar me banim në komunën e Kaçanikut.

Ky person është arrestuar nën dyshim e bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Ushtrim i Ndikimit’’ e sanksionuar me nenin 345 paragrafi. 1 i KPK-se dhe ‘’Mashtrim’’ e sanksionuar me nenin 261 par. 1 i KPK-se”, tha policia.

Sipas saj, personi i dyshuar tanimë i arrestuar dyshohet se në vitin 2009 ka pranuar si shpërblim nga drejtoresha e Shoqatës Z. K.  ‘’Edhe ne Jemi Kosovë’’ një vlerë të parave prej 2.500.00€ (dymijë e pesë qind euro) për të ushtruar ndikim në institucionet përkatëse, që mos ti mbyllet shoqata. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 korrik 2022

- Mbahet takimi në mes të delegacionit Amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla - P38, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Lagjja Arbëria, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Rektori i Universiteti të Prishtinës Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 22-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

- UBT nënshkruan dy marrëveshje shumë të rëndësishme me dy universitete nga shteti i Iowa-s, me University of Northern Iowa dhe University of Iowa. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione prezanton draftligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jasahri, i angazhuar nga UN Women. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës njoftohet rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani. (Kabineti i kryetarit, 13:30 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)