18 Prill 2024

Arkat fiskale pamundësojnë ekonominë joformale

Prishtinë, 6 prill - Nënkryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar sot se aplikim i arkave fiskale ne harmoni me Ligjin mbi TVSH paraqet mburojë kundër ekonomisë joformale.

Sot ne OEK ne kuadër të aktiviteteve ne sensibilizimin e komunitetit te biznesit për implementimin e Ligjit mbi TVSH është organizuar një takim informativ lidhur me arkat fiskale si pjese e realizimit te tërësishëm te ligjit.

“Është një vazhdimësi e aktiviteteve qe OEK-u është duke i organizuar kohëve te fundit me përkrahje te Komunitetit te Biznesit dhe Administratës Tatimore te Kosovës e qe ka për qellim  sensibilizimin dhe implementimin e Ligjit mbi TVSH.  Mirëpo ligji mbi TVSH dhe implementimi i tij nuk kishte me pas efektin e vet te plote sikur mos te kish ndodh edhe futja ne funksion te arkave fiskal,  si komponent mjaft e rëndësishme edhe ne aspektin ekonomik edhe ne aspektin politik”, tha Gërxhaliu.

Ai vlerësoi se futja ne përdorim te arkave fiskale ne aspektin ekonomik është një hap shume konkret ne lufte kundër ekonomisë joformale dhe dukurive negative ne ekonomin e një shteti dhe ne anën tjetër sa me i madh te jete efikasitet ne implementimin e këtij projekti, me siguri se ne aspektin politik, me përmirësimin e imazhit dhe ne rritjen e interesimit dhe atraktivitetit për investitor te huaj vendi ynë do te përfitoj dhe kjo do te jete një mesazh se Kosova është një vend stabel, ku punohet sipas ligjit dhe rregullave dhe dëshmi se me ne fund sundimi i ligjit po realizohet gjithnjë e me shume.

Gërxhaliu theksoi se javën e shkuar është mbajtur një takim, te cilin e ka përkrahur Elkos Group dhe se ne te është folur ne detaje për risitë te cilat vijnë se bashku me fillimin e implementimit te Ligjit mbi TVSH-ne. 

Sot , tha Gërxhaliu do te njiheni nga dora e pare lidhur me mënyrën e përdorimit dhe variacionet e mundshme te pajisjeve me arka fiskale si dhe me mundësinë e kreditimit ter blerjes se tyre.

Nahit Sharku, drejtor I Departamentit për Modernizim ne Administratën Tatimore te Kosovës tha se është shume me rëndësi qe OEK-u ka organizuar një takim te tille informativ lidhur me arkat fiskale te cilat kane për qellim qe te ndalohet evazioni fiskal, ekonomia joformale dhe njëkohësisht te krijoje te hyrat te cilat janë pjese e planit buxhetor te çdo shteti.

Driton Shuku, drejtor i përgjithshëm i Kompanisë Gekos e cila ka fituar tenderin për furnizimin e bizneseve me arkat fiskale tha se Gekos është firme e themeluar ne vitin 2001,se është e  pozicionuar si një nder kompanitë me te suksesshme për import, distribuim dhe tregti ne tere rrjetin e Kosovës , është përfaqësuese ekskluzive e disa përfaqësive ndërkombëtare e para është Imperial Tobako, brende te pijeve alkoolike dhe nga viti 2007eshte distributor ekskluziv për tere Kosovën për rrjetin telefonik te Ipkos, nga Oda Amerikane ne Kosove dhe Doganat e Kosovës jemi te përzgjedhur ne vitin 2008 si importuesi me i mire ne Republikën e Kosovës.

Edhe ai tha se futja ne përdorim te arkave fiskale do te mundësoj një kontroll direkt te qarkullimit te deklaruar nga bizneset dhe me kete do te minimizohet tregtia joformale dhe do te rriten shumëfish te hyrat buxhetore.

Eksperten e IT ne kuadër te GEKOS-it i njoftuar përfaqësuesit e biznesit te cilët ne numër shume te madhe ishin prezent ne këtë takim me mënyrën e punës, koston e sigurimit te arkave fiskale dhe mundësitë e blerjes me kredi te tyre.

Oda Ekonomike e Kosovës përmes Oda Regjionale Ekonomike do te organizon takime te ngjashme ne qendra regjionale ne vend me ç’ rast përfaqësuesit e biznesit do te njoftohen për se afërmi dhe ne detaje lidhur  me përdorimin e arkave fiskale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)