25 Prill 2024

Arifi: Nëse nuk merren me punëtorët i bojkotojmë zgjedhjet

Prishtinë, 26 tetor - Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK), Haxhi Arifi kë kërkuar nga përfaqësuesit në Parlament që të merren më seriozisht me problemin e punëtorëve, ose sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme punëtoria do t’i bojkotojë. 

Arifi këto komente i bëri në një konferencë për media ku vlerësoi se punëtorët gjithmonë shfrytëzohen për përfitime të politikanëve dhe pas zgjedhjeve nuk merret askush me ta.
“Do t’i bojkotojmë zgjedhjet nëse nuk merren më seriozisht me punëtorët këta deputet dhe ministra në të ardhmen. Unë si kryeses i punëtorëve do të kërkojë bojkotimin e zgjedhjeve nëse nuk merren më seriozisht këta njerëz që na kanë mbush me premtime të kota”, tha Arifi.

Ai tha se edhe mos funksionimi i Këshillit Ekonomiko Social është duke krijuar vështirësi për punëtorët dhe të drejtat e tyre nuk janë duke u mbrojtur.
“Ku janë kontratat Kolektive, Këshilli Ekonomiko Social. S’ka debate për punëtorët janë lënë në margjina dhe po diskriminohen”.

Arifi nuk beson se në këtë qeverisje do të miratohet Ligji i Punës, por ai bënë apel që së paku në fillim të mandatit të ardhshëm të merren me Ligjin e Punës përfaqësuesit e ri të Parlamentit. “Ligji i Punës është Kushtetutë për punëtorët dhe pa të nuk mund as të funksionojmë. Deri tash janë përdor arsye më banalet për mos miratim të tij, e tash e mbas nuk do t’ua falim sepse është bërë tepër”, tha Arifi.

Ndërsa edhe kryetari i Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla tha se gjendja e punëtorëve shëndetësor është tepër e rënde dhe sipas tij, deri më tani nuk është bërë asgjë në përmirësimin e kushteve të tyre. “Kur e kam pyetur ish ministrin e shëndetësisë Bujar Bukoshin se si do të veproni pa Ligjin e Punës? Më ka thënë thjeshtë se nuk ka ligj fare. Kjo tregon se në Kosovë ka vërtet probleme të punëtorëve dhe të atyre shëndetësor në veçanti”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)