25 Qershor 2022

Aprovohet Plani i Zbatimit për Skemën e Garantuar për të Rinj

Prishtinë, 24 maj - Pas përfundimit të analizës së detajuar mbi numrin dhe karakteristikat demografike të të rinjve që nuk janë në shkollë, punë apo trajnim, Qeveria e Republikës së Kosovës ka parë nevojën për ndërhyrje të menjëhershme institucionale.

Si rezultat, në takimin e dytë ministror është aprovuar Plani i Zbatimit për Skemën e Garantuar për të Rinj që ka për qëllim zvogëlimin e numrit të të rinjve që nuk janë në punësim, shkollim apo trajnim, si dhe sigurimin e një oferte për punësim për të gjithë personat (15-29 vjeç), brenda katër muajve që deklarohen si punëkërkues.

Si hap fillestar, plani parasheh përmirësimin e cilësisë së edukimit profesional, rritjen e numrit të profileve të ofruara nga Qendrat për Edukim Profesional si dhe akreditimin e tyre, zgjerimin e mundësive të të mësuarit nga praktika, ofrimin e edukimit profesional për të rritur si dhe njohjen e mësimit paraprak.

Në këtë linjë, paralelisht me ndërhyrjet në sistemin e edukimit profesional, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të bëjë zgjerimin e kapaciteteve të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe rritjen e efektivitetit të shërbimeve të ofruara nga kjo Agjenci, duke inkuadruar edhe shërbime të reja si psh. orientimi në karrierë. Pas kësaj, MFPT do të ridizajnojë Masat Aktive të Tregut të Punës për të siguruar mbulueshmëri të një numri më të madh veçanërisht të personave jo-aktivë dhe atyre të dekurajuar.

Në fund të takimit, të gjithë pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë punën me hapa konkretë për realizimin e qëllimit të Skemës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)