18 Gusht 2022

Anëtarësimi i Kosovës në BERZH varet nga qëndrimi i anëtarëve

Londër, 9 mars  - Anëtarësimi i Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të varet nga qëndrimi i anëtarëve të këtij institucioni financiar, sepse i takon secilit individualisht që të shprehet për statusin e Kosovës.

Zëdhënësja e BERZH-it Bojana Todorovska ka deklaruar se çdo anëtar i ri duhet të marrë "votat e jo më pak se dy të tretave të guvernatorëve të cilët përfaqësojnë jo më pak se tri të katërtat e votave të përgjithshme".

Rregullat dhe procedurat janë theksuar në Marrëveshjen themeluese të Bankës dhe hyrja e Kosovës në BERZH, siç ka thënë Todorovska, do të varet nga qëndrimi i anëtarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)